Sport

Klopp: Askush nuk ka thënë se Coutinho do të largohet në janar

Autori: Gazeta inFokus 16:13 | 08 December 2017

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka insistuar se nuk ka parë asnjë indikacion se Philippe Coutinho do të shitet në Barcelonë gjatë afatit kalimtar të janarit.

Në afatin kalimtar veror raportohej se braziliani ishte objektiv i rëndësishëm për klubin katalan, por Liverpooli u tregua këmbëngulës për ta mbajtur atë në “Anfield”, transmeton Express.

E spekulimet nuk janë ndalur as gjatë këtyre ditëve, me mediat spanjolle që raportojnë se Barcelona do t’i ofrojë Liverpoolit 145 milionë euro për yllin e saj.

-Advertisement-

Megjithatë, Klopp duket i bindur se Coutinho nuk do të largohet.

“Nuk kam arsyeje pse të mendoj për të [largimin e Coutinhos]. Vetëm sepse ju pyesni, nuk ma ndryshon situatën”, ka thënë gjermani në një konferencë për media të premten.

“S’kam çka them tani. Askush nuk ka ardhur te unë për të më thënë: ‘Phil do të largohet në janar’.”, ka shtuar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera