Prokurorja Hajdari në Beograd për çështjen e personave të pagjetur
Autori: Gazeta inFokus
11:19 | 08 December 2017
Prokurorja Speciale të Republikës së Kosovës, Drita Hajdari, sot në Beograd në konferencën rajonale me temë “Eksumimi dhe identifikimi i mbetjeve mortore të personave të zhdukur në territorin e ish – Jugosllavisë” tha se është detyrim ligjor dhe e drejtë elementare e njeriut që të dinë për fatin e familjarëve të tyre.
Hajdari tha se janë aty që të bëjnë përpjekje për zgjidhje të një çështjeje shumë të ndjeshme siç është çështja e personave të zhdukur e cila mbanë peng mijëra familje, anëtarët e të cilëve janë në këtë listë që përfshinë mbi 1560 persona të të gjitha nacionaliteteve, gjinive dhe moshave.
“Pas nënshkrimit të marrëveshjes për përfundimin e luftës, palët ndërluftuese është dashur të tregojnë se ku janë personat e zhdukur, por se nuk e kanë bërë këtë shkaku se ka munguar vullneti politik dhe se ndërkombëtarët nuk e kanë bërë presionin e duhur te palët e përfshira në luftë. Prokurorët e Prokurorisë Speciale e Republikës së Kosovës janë kyçur vonë në këtë proces për faktin se çështja e personave të zhdukur ka qenë kompetencë ekskluzive e UNMIK-ut, ku pastaj në vitin 2008 kanë kaluar në kompetencën e EULEX-i. Nga fillimi i procesit të transferimit të rasteve nga misioni i EULEX-it tek prokuroria vendore, respektivisht Prokuroria Speciale e Kosovës, nga viti 2015 deri tash, prokurorët vendor kanë lëshuar gjithsej 56 Urdhra për zhvarrosje. Me pranimin e informacioneve për ekzistencën e mundshme të mbetjeve mortore prokurorët vendor nuk presin asnjë ditë: menjëherë lëshojnë Urdhër për zhvarrosje dhe ekzaminim të mbetjeve mortore. Shumë herë prokurorët marrin pjesë në zhvarrosje. Pas përfundimit të zhvarrosjes mbetjet mortore dërgohen në Institutin për Mjekësi Ligjore ku bëhet identifikimi dhe ekzaminimi i tyre”, tha Hajdari.
Ajo tha se është krijuar një infrastrukturë njerëzore dhe institucionale që të merret me këtë çështje dhe ka lëvizje pozitive dhe rezultate konkrete mirëpo numri i të zhdukurve në Kosovë është ende i madh dhe paraqet shqetësim të vazhdueshëm për familjarët që me të drejtë kërkojnë të informohen për fatin e më të dashurve të tyre.
“Si prokurore e shtetit pranë Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës që merrem me rastet e krimeve të luftës, angazhohem për zbardhjen e rastit të personave që konsiderohen si të zhdukur pavarësisht përkatësisë së tyre etnike, fetare, moshore, gjinore, statusit shoqëror, bindjeve politike etj”, tha ajo.
“Pa e sqaruar të kaluarën do ta kemi një të tashme të paqëndrueshme dhe do ta kemi të pamundur ta ndërtojmë një të ardhme të pranuar nga të gjithë, ku nuk do të ketë fitues apo humbës. Kjo është domosdoshmëri dhe detyrim ndaj familjeve të personave të zhdukur “, tha prokurorja.
Sipas saj, vetëm zbatimi i drejtë i ligjit siguron drejtësi për viktimat dhe përgjegjësi për kriminelët.
“Republika e Serbisë ka pasur mundësi ta krijoj një gjykatë për krime lufte, kurse neve në Kosovë na është mohuar kjo e drejtë. Pas përfundimit të luftës në Kosovë neve na është thënë se për raste të krimeve të luftës në Kosovë janë gjykatat e UNMIK-ut dhe EULEX-it kurse për ato më të rënda është Tribunali Ndërkombëtar për ish Jugosllavinë për Krime Lufte në Hagë. Rezultatet i dimë të gjithë. Mbi 1560 persona ende evidentohen si të zhdukur. Me pranimin e përgjegjësive për raste të krimeve të luftës, nga ne prokurorë vendorë kërkohet para së gjithash një përgjegjësi njerëzore si dhe kemi detyrim ligjor t’i ndjekim këto raste, deri në zbardhjen e plotë të tyre. Rezultate të kënaqshme në zbardhjen e fatit e të zhdukurve mund të arrihen vetëm me bashkëpunimin e palëve ndërluftuese, ndërsa mosbashkëpunimi vetëm do ta vazhdojë ankthin e familjarëve të cilët nuk e kanë asnjë minutë të qetë deri sa nuk zbardhet fati i të dashurve të tyre”, u shpreh Hajdari.

T� tjera
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...



































