Sport

Mavraj ndihmon fëmijët nga Etiopia

Autori: Gazeta inFokus 16:35 | 07 December 2017

Mbrojtësi i Hamburgut dhe Kombëtares kuqezi, Mërgim Mavraj është gjithmonë i ndjeshëm jo vetëm në fushën e futbollit, por edhe jashtë saj.

Lojtari 31-vjeçar është i angazhuar në programin më të madh mysliman të ndihmave “Islamic Relief”.

Ai mbështet projektin “Ushqimi për jetimët”, duke ndihmuar jetimët nga Etiopia, shkruan Mapo.

-Advertisement-

“Jam i angazhuar për të ndihmuar fëmijët jetimë. Mua më kanë ndihmuar në jetë dhe tani dua të ndihmoj të tjerët. Të jesh në gjendje të japësh diçka, ndihesh jashtëzakonisht i lumtur”, ka thënë Mavraj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera