Lajme

Kryeministri shkarkon një zëvendësministër, emëron katër të rinj

Autori: Gazeta inFokus 09:58 | 05 December 2017

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marr vendimin për shkarkimin e zëvendësministrit të Zhvillimit Ekonomik, Fatir Berzati.

Këtë vendim Haradinaj e ka marr gjatë ditës së djeshme.

Arsyeja e shkarkimit të tij ende nuk dihet, raporton Insajderi.com.

-Advertisement-

Por, derisa është shkarkuar një zëvendësministër, në Qeverinë e Kosovës është duke vazhduar emërimi i zëvendësministrave.

Hamza Balje është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik pasi kryeministri Ramush Haradinaj ka shkarkuar nga kjo pozitë Fatir Berzatin, raporton lajmi.net.

Ndërsa, Naim Qelaj është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Drejtësisë, Musa Cena zëvendësministër në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal dhe Fehmi Mujota zëvendësministër në Ministrinë e Infrastrukturës.

Nga këto emërime numri i zëvendësministrave në Qeverinë Haradinaj ka arritur në 67.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera