Kosova e varfër me mbi 1.4 miliardë euro vetura!
Autori: Gazeta inFokus
09:07 | 05 December 2017
Ka kaluar shifrën prej 1 miliardë eurosh vlera e veturave të cilat janë importuar nga qytetarët e Republikës së Kosovës. Kjo është vlera e deklaruar e 182,842 veturave qe janë zhdoganuar për të hyrë në tregun e Kosovës. Kurse mbi 400 milionë euro është shuma që qytetarët kanë paguar vetëm për Doganë, Akcizë dhe TVSH.
Nga janari i vitit 2009 e deri dje (12.04.2017) kur portali ‘INFOKUSI’ ka siguruar statistikat nga Doganat e Kosovës, janë zhdoganuar 182,842 vetura. Çmimi i këtyre veturave të cilat janë hyrë në shtetin e Kosovës, sipas deklarimeve në dogana kanë një vlerë prej hiq me pak se 1,000,053,870.144 MILIARD EURO.
Kurse, vlera që kanë paguar qytetarët në emër të taksës doganore është 90,6 MILIONË EURO, në emër të Akcizës kanë paguar 126.9 MILIONË EURO dhe TVSH për këto vetura të importuara qytetarët kanë paguar hiq me pak se 196,5 MILIONË EURO.
Gjithsejtë për 182,842 vetura qytetarët kanë paguar vetëm për taksat e lartcekura mbi 413.2 MILIONË EURO.
Kurse në total vlera e veturave në Kosovë me çmimin e blerjes, plus dogana, akciza dhe TVSH është mbi 1.4 MILIARDË EURO, pa llogaritur këtu regjistrimin, taksen rrugore, targat dhe “plaken” e shpikur në emër të Homologimit e cila duhet të paguhet nga 125 euro të kompania e vëllezërve Devolli, “Euro Lab”.
Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci ka thënë për portalin ‘INFOKUSI’ së statistikat nga viti 2019 tregojnë se ka një import mesatar vjetor prej 20 mijë automjetesh në vit, derisa ky vit ka rritur një rekord në importin e automjeteve ku ka kaluar shifrën prej 30 mijë.
“Kjo rritje e importit të veturave këtë vit ka ndodhur për arsye se nga 1 janari 2018 nuk do të mund të zhdoganohen automjetet më të vjetra se 10 vite”, ka thënë për portalin ‘INFOKUSI’ zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci.
Importi i veturave ndër vite
2009 janë importuar 15,392 vetura
2010 janë importuar 13,523 vetura
2011 janë importuar 19,891 vetura
2012 janë importuar 21,781 vetura
2013 janë importuar 18,297 vetura
2014 janë importuar 17,747 vetura
2015 janë importuar 19,256 vetura
2016 janë importuar 26,585 vetura
2017 janë importuar 30,370 vetura
TOTALI 182,842 vetura
Vlera e Veturave
Blerje 1,000,053,870.144 MILIARDË EURO
Dogana 90,6 MILIONË EURO
Akciza 126.9 MILIONË EURO
TVSH 196,5 MILIONË EURO./INFOKUSI


T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...



































