Lajmërohet Isa Mustafa: Ja çka thotë për vendimin e qeverisë për demarkacionin
Autori: Gazeta inFokus 16:10 | 04 December 2017
Lideri i LDK-së Isa Mustafa pas procedimit të Demarkacionit në Kuvend nga ana e Qeverisë së Kosovës, thotë se ajo që ka ndodhur në Qeveri sot është diçka e parëndomtë, pasi që nuk është e qartë se çka Haradinaj ka dërguar në Kuvend, marrëveshjen e vitit 2015, apo diçka tjetër.
“Ne kemi përcjell sot deklaratat që kanë dalë në Qeveri dhe kushtimisht, të them të gjeturat e komisionit të ri tani. Nuk kemi parë asnjë të re, asnjë të gjetur, përpos atyre që janë thënë dhe përpara. Problemi themelor është i kriterit. Sepse këtu nuk ka kriter, të cilit i përmbahet ky komision. A është kriteri i hartave topografike, a është kriteri kadastral. Të gjitha vendet e ish Jugosllavisë kufijtë i kanë përcaktuar mbi kriterin kadastral ashtu siç ka vepruar dhe komisioni jonë. Po ashtu ka ndodhur një sjellje e paremdomtë në qeveri. Sepse është dashur që të dihet se a po i dërgohet kuvendit ligji mbi ratifikimin e marrëveshjes të nënshkruar në vitin 2015. Apo po i dërgohet diçka tjetër. Sepse nuk mund të përzihen një raport i komisionit me marrëveshjen që është nënshkruar me Malin e Zi. Në qoftëse kryeministri e ka dërguar Ligjin për ratifikimin e marrëveshjes së nënshkruar, ndërmjet palës kosovare dhe Malit të zi, atëherë kryeministri ka pranuar atë marrëveshje. Sepse është nënshkruar si një projektligj, i cili e pranon që marrëveshja t’i shkoj Kuvendit. Ndryshe do ta kemi një kryeministër i cili ndryshe sillet në qeveri dhe ndryshe në Parlament”, tha Mustafa.
Mustafa tha se presin sqarim nga kryeministri se çfarë ai ka dërguar në Kuvend. Ndërsa pas kësaj thotë se LDK do të marrë qëndrim në lidhje me këtë çështje.
Ai thotë se ata kanë qenë pjesë e një marrëveshje të tillë dhe se atëherë nuk kanë pasur vërejtje substanciale në marrëveshje, të cilën e kanë pranuar si të saktë dhe SHBA-të, komisioni ndërkombëtar dhe ai qeveritar, për matjen e territorit.
Ndërkaq thekson se dikush duhet t’i tregoj qytetarëve dhe këtij vendi, se pse ka manipuluar me të. Pse ka shfrytëzuar atë si kauzë, për të ardhur në pushtet dhe pas asaj LDK do të marrë qëndrim dhe përgjegjësi para qytetarëve.
“ Ne presim së pari të sqarohet vet kryeministri, se çka ka dërgu në Kuvend. Është përgjegjës ai për nënshkrimin e tij, në projektligj sepse kryeministri nënshkruan projektligjin i cili i shkon Kuvendit, apo ka shkuar vetëm sa ta sfidojë Kuvendin. Pasi t’i sqarojë këto, atëherë ne pastaj me Grupin tonë parlamentar do ta diskutojmë do të marrim qëndrim. Për ne është me rëndësi themelore që qytetarët tanë të lëvizin lirshëm. është me rëndësi themelore që e vërteta të dal në shesh. Sot kërkush s’ka fol se a i kemi humb as 8 mijë as 8200 hektarë. Do të thotë s’ka fol për hektarët. Ndërsa për hektarët është kallë Prishtina dhe Kosova, duke i bindur qytetarët se Kosova ka humb territor. Se dikush e ka shit territorin. Ne presim që edhe Bulliqi edhe shokët e Bulliqit të dalin e t’i gjejnë hektarët për të cilët ata dëshmonin përpara se i ka humb Kosova”, tha Mustafa.
Qeveria e Kosovës sot ka dërguar në Kuvend projektligjin për demarkacion si dhe raportin e komisionit shtetëror për shënjimin e kufirit me Malin e Zi që kryesohet nga Shpejtim Bulliqi.
Të tjera
-
Ky është i riu që vdiq tragjikisht në vendin e punës në Prizren
25-vjeçari i cili vdiq në vendin e punës në Prizren, është Arbër Gërguri nga ...
-
Takimi i Veçantë i Bedri Hamzës me Granit Xhakën: Shembuj të Suksesit dhe Përkushtimit
Në një takim frymëzues, Granit Xhaka, një ndër futbollistët më të njohur shqi...
-
Kryeministri mori pjesë në varrim*in e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të ...
-
Rama në Londër: Nismë ligjore për të regjistruar fëmijët e shqiptarëve që erdhën në Angli si refugjatë nga Kosova
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se qeveria do të ndërmarrë n...
-
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Gjatë një feste ortodokse sot në Manastirin e Deçanit, Policia e Kosovës ka h...
-
Kontratat një-burimore, Miftaraj: Janë burimi kryesor i korrupsionit, por kur ska Prokurori, kontabilistat, pecat e specat bëjnë hajgare me popull
Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi, komentoi mbi çës...
-
Osmani e Maqedonci takojnë Bauer: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, i domosdoshëm
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci së bashku me presidenten Vjosa Osmani po...
-
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import të veturave
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro. Nga Amerika e Veriut dhe e Jugut, ...
-
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Osmani thotë se Kanadaja ka aprovuar kërkesën e saj për Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak
Presidentja Vjosa Osmani njoftoi për “një lajm të mrekullueshëm” nga Hali...
-
Hamza: Bashkatdhetarët në Këln u bashkuan me ne për ta bërë Kosovën më të mirë
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka mbajtur tubim me bashkatd...
-
Vdes tragjikisht një 25-vjeçar në Prizren, i ra metali në kokë derisa po punonte
Një 25-vjeçar nga fshati Vragoli i Fushë Kosovës vdiq tragjikisht pasditen e ...