Auto&Tech

BlackBerry urdhërohet ti paguajë Nokia-s 137, kjo është arsyeja

Autori: Gazeta inFokus 13:54 | 04 December 2017

Prodhuesi Kanadez i softuerëve BlackBerry tha ditën e Premte se i detyrohet Nokias plot 137 milion dollar, një vendim i dhënë nga Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit.

BlackBerry tha se gjoba erdhi si rezultat i një beteje ligjore lidhur me kontratat e licencimit të patentave.

Gjykata u shpreh se BlackBerry nuk i është përgjigjur financiarisht një kontrate për licencimin e batentave.

-Advertisement-

Në një betejë të ngjashme BlackBerry fitoi 940 milion dollar nga Qualcomm. Shumica e të ardhurave të kompanisë vinë nga 40,000 patentat e saj që licencon tek kompanitë e tjera teknologjike.

Kompania Kanadeze gjithashtu tha se ka përgatitur një padi tjetër ndaj Nokia ku beson se janë shkelur 11 patenta të saj. Shkeljet e patentave vinë nga pajisjet e telekomunikacionit.

Ashtu si BlackBerry, edhe Nokia që nga 2014-ta mbështetet tek pajisjet e rrjeteve dhe portofoli i saj i gjërë për gjenerimin e të ardhurave.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy