Kjo është historia e pabesueshme e portierit që i shënoi gol Milanit
Autori: Gazeta inFokus
11:01 | 04 December 2017
Alberto Brinjoli, me golin e tij jo vetëm që i dhuroi ekipit pikën e parë historike në Serinë A, por i prishi debutimin Xhenaro Gatuzos. Deri këtu gjithçka normale, nëse nuk do të ishim duke folur për një portier.
Pikërisht kështu, 26-vjeçari në fjalë mbron portën e Beneventos, por në fakt kartoni i tij i përket Juventusit, klub për të cilin bën tifo dhe dëshiron të bëhet pjesë, ndoshta që në sezonin e ardhshëm si zëvendës i Sheznit, shkruan Panorama.
“Nuk është se nuk e besoj, por është aq rrallë mundësia që të ndodhë një gol i tillë. Dëgjova nga stoli që më thoshin të sulmoja, kur pashë topin godita saktë si një sulmues, por e bëra me symbyllur si një portier”, do të rrëfente portieri, i cili dje jo vetëm shkroi historinë e klubit të tij, por tregoi edhe një herë se çfarë përrallash është në gjendje të na dhurojë futbolli.
PËRVOJA – I lindur në Bergamo dhe tifoz i çmendur i Pantanit dhe i apasionuar pas biçikletës. Akuzat për doping ndaj legjendës së dy rrotave e detyrojnë t’i kushtohet pasionit tjetër, tashmë edhe profesion. Ndryshe nga shumë bashkëqytetarë që preferojnë Atalantën, Brinjoli që i vogël dashuron “Zonjën e Vjetër”, me të cilën lidh një kontratë në 2015.

Kontrata është shenjë besimi, por djaloshi nuk ka përvojë dhe Juvja e huazon fillimisht te Ternana, më pas te Sampdoria e Peruxhia, me një ndalesë në Spanjë te Leganes. Këtë vit i “vjedh” vendin në formacion Vid Belec dhe në 720 minuta koleksionon 18 gola të pësuar dhe… një të shënuar.
FAT “BARDHEZI” – Ashtu si goli i djeshëm, edhe interesi i Juventusit dy vite më parë dukej si një ëndërr. “Nuk e besoja as pasi firmosa. Herën e parë që shkova në Vinovo m’u shfaq Xhixho Bufon, i cili më uroi mirëseardhjen.
Që aty fitova vetëbesim dhe vazhdova të ndjek gjurmët e babit tim që arriti të luante deri në Serinë C”, vazhdoi rrëfimin e portieri hero i Beneventos.Edhe debutimi në Serinë A ndodhi përballë Juventusit “të tij” që vërtet nuk e kurseu duke i shënuar pesë gola, por i shtoi edhe më shumë etjen për ato ngjyra që tani janë kthyer në fiksim dhe mision.


T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...































