Rruga e keqpërdorimeve
Autori: Gazeta inFokus
08:36 | 04 December 2017
Në emër të mospunës efektive, amortizimit të mjeteve të punës, si dhe për shlyerjen e obligimeve që kanë ndaj bankave konsorciumi “Bechtel & Enka” përpos mjeteve të parapara me kontratë për ndërtimin e autostradës Prishtinë – Hani i Elezit nga Qeveria ka kërkuar edhe 63 milionë euro shtesë, shkruan sot Gazeta “Zëri”
Qeveria e Kosovës pritet t’ia paguajë konsorciumit “Bechtel & Enka” edhe 63 milionë euro shtesë përpos atyre të parapara me kontratë për ndërtimin e autostradës Prishtinë – Hani i Elezit, për shkak të neglizhencës në marrje të vendimeve të Qeverisë së kaluar.
Para pak ditësh përmes një shkrese zyrtare konsorciumi në fjalë ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që t’ua paguajë këtë shumë të mjeteve në emër të mospunës efektive pa fajin e tyre, në emër të amortizimit të mjeteve të punës, si dhe për shlyerjen e obligimeve që kanë ndaj bankave, shkruan tutje “Zëri”.
Pal Lekaj, ministër i Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës, thotë se para pak ditësh nga konsorciumi “Bechtel & Enka” ka marrë një kërkesë për pagesën e 63 milionë eurove shtesë për ndërtimin e autostradës Prishtinë – Hani i Elezit për shkak të neglizhencës dhe mosvendimmarrjes së ish-ministrit të Infrastrukturës.
“Ajo që vlen të theksohet është se disa herë kanë komunikuar, janë ulur në tavolinë, mirëpo asnjëherë nuk kanë marrë ndonjë vendim për riprogramim të vijave buxhetore për t’i shlyer obligimet ndaj kësaj kompanie. Kështu që në shkresën që ma kanë dërguar mua në emër të mospunës efektive, të precizuar me kontratë, për amortizim, për shlyerjen e obligimeve bankare, për kreditë që i kanë marrë, ata kanë kërkuar nga ne që t’ua paguajmë këtë shumë të mjeteve prej 63 milionë eurove”, ka thënë Lekaj për gazetën “Zëri”

T� tjera
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...






























