Lajme

Lajmërohet ish-kryeministri i Egjiptit: Nuk më kanë kidnapuar

Autori: Gazeta inFokus 22:38 | 03 December 2017

Ish -kryeministri i Egjiptit Ahmed Shafiq, ka dhënë një intervistë të drejpëdrejt telefonike në televizion duke mohuar raportimet e deritanishme se është rrëmbyer.

Familja e tij kishte shprehur frikën se ai mund të jetë rrëmbyer pas kthimit të tij në Egjipt, pas dëbimit nga Emiratet e Bashkuara Arabe të shtunën, ku po qëndronte për 5 vjet në ekzil.Dëbimi i tij erdhi, pasi Shafiq shprehu synimin e tij për të kandiduar për president të Egjiptit në vitin 2018, plan për të cilin në intervistën telefonike tha se është duke e rishqyrtuar.

Familja e Shafiq lëshoi një deklaratë të shtunën duke thënë se kontakti me të ka qenë i pamundur pas arritjes së tij në Egjipt.

-Advertisement-

Ndërkohë të dielën, avokatja e tij, Dina Adly, lëshoi një deklaratë të shkurtër duke thënë se e kishte takuar Shafiq në një hotel në Kajro, transmeton KosovaPress. “Kam pasur një takim me Shafik një orë më parë në një nga hotelet në New Cairo dhe konfirmova se ai gëzon shëndet të plotë”, shkroi Adly në Facebook.

“Ai konfirmoi se shëndeti i tij ishte i mirë dhe se ai nuk ishte nën hetime”, shtoi ajo.Shafiq iku në Emiratet e Bashkuara Arabe pasi humbi zgjedhjet presidenciale të vitit 2012 ndaj Mohammed Morsi, i cili lëshoi një urdhër arrest për të për akuzat për korrupsion.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera