Armët ilegale problem serioz, rritet numri i vrasjeve
Autori: Gazeta inFokus 18:15 | 03 December 2017
Pak ditë më parë në qytetin e Pejës vdiq një grua, e cila u sulmua me sëpatë nga bashkëshorti i saj.
Një rast tjetër është edhe vrasja e të riut në Prishtinë gjatë javës së kaluar. E disa muaj më parë u vra edhe i mituri, Aulon Zeka, shkruan Indeksonline.
Raste të tilla, në Kosovë janë duke ndodhur mjaft shpesh, kurse njohësit e sigurisë këtë gjë e quajnë shumë shqetësuese, që duhet trajtuar në mënyrë shumë-dimensionale.
Burim Ramadani, njohës i sigurisë për Indeksonline ka thënë se armët ilegale në duart e qytetarëve është njëri prej problemeve më të mëdha të sigurisë publike në vend.
“Ekzistenca e armëve ilegale në duart e qytetarëve edhe më tutje është një prej problemeve të mëdha të sigurisë publike në Kosovë. Raportet publike flasin për një numër të madh të armëve ilegale, përkundër që ka pasur aksione të vazhdueshme për shkatërrimin e tyre. Duhet një program gjithëpërfshirës kombëtar kundër armëve ilegale, duhet efikasitet më të madh të drejtësisë në rastet e tilla. Ndëshkueshmëria ligjore duhet të rritet, si dhe kampanja vetëdijësuese për qytetarët”, tha Ramadani.
Policia e Kosovës për Indeksonline ka thënë se deri në tetor të këtij viti kanë ndodhur 23 raste të vrasjeve, pa u përfshirë dy rastet e fundit. Prej këtyre rasteve, 17 prej tyre tashmë janë zbuluar nga Policia e Kosovës.
Të tjera
-
Bedri Hamza premton të krijojë kushte që biznesmenë nga diasporë të investojnë në Kosovë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se do të krijojë k...
-
Plani i LDK-së për arsimin, Abdixhiku: Rritje e pagave për mësimdhënësit në javën e parë të qeverisjes, mësim gjithëditor…
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka prezantuar pl...
-
Kurti pret në takim arkitektin kroat të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës
Kryeministri Albin Kurti bashkë me ministrin e Kulturës, Hajrulla Çekun, kanë...
-
Kjo është mosha e dy të rinjve që u arrestuan nga Serbia, Ministria jep detaje
Dy persona në Podujevë gjatë ditës së premte janë arrestuar nga autoritetet s...
-
Inaugurohet busti i heroit kombëtar Hasan Prishtina në Tropojë
Fondacioni “Hasan Prishtina”, në bashkëpunim me Bashkinë Tropojë, kanë inaugu...
-
FSK-ja përfundon ushtrimin fushor në qitje e manovra me municion lụftarak
Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës të Regjimentit të parë të këmbësoris...
-
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Një grua ka sjell në jetë fëmijën e saj të parë në moshën 61-vjeçare. Sipa...
-
“O paramendone Fitore Pacolli nuk flet me daj të vet”- Shokon Dimal Berisha me këtë deklaratë për Fitore Pacollin
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka qenë i ftuar në “Podcast me ...
-
VV-ja shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 9 shkurtit
Partitë politike në Kosovë po përgatiten për zgjedhjet parlamentare të 9 shku...
-
Gazetari i BBC e pyet Vuçiqin për luftë të mundshme Kosovë- Serbi, ja si përgjigjet ai
Në një intervistë në emisionin “HARDtalk” në BBC, presidenti i Serbisë, Aleks...
-
Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për kapjen e dy përsonave, dyshohet për dy vepra penale
Policia e Kosovës më saktësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sekt...
-
Më 17 dhjetor takimi i radhës në dialog
Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë në nivel të kryenegociatorëve pritet të...