Familjarët e të zhdukurve: Ndërkombëtarët s’po na ndihmojnë sa duhet
Autori: Gazeta inFokus 13:41 | 01 December 2017
Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka mbajtur takimin e radhës, në të cilin është paraqitur puna për hartimin e raportit të këtij komisioni për këtë vit, ku familjarët janë ankuar që nuk ishin prezent gjatë zhvendosjes së rrobave të personave të zhdukur.
Udhëheqësi i njësisë së Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Kushtrim Gara, i cili paraqiti të dhënat e këtij raporti, ka folur dhe për zhvendosjen e rrobave të personave të zhdukur, të cilat janë sistemuar në hapësirën e re, të cilën e ka caktuar Ministria e Administratës Publike.
“Është aktiviteti kyç duke u realizuar dhe me përkrahjen e komitetin ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në trajtimin adekuat apo trajtimin e duhur të rrobave artefakteve apo gjësendeve personale të peronave të zhdukur të indentifikuar. Projekti është përkrahur nga komiteti ndërkombëtar i kryqit të kuq. Fillimisht në fillim të muajit maj, është realizuar vizita e një eksperti nga Qipro, i cili në kuadër të vizitës ka përgatitur raportin me rekomandime konkrete, të cilat në adresim të këtyre rekomandimeve është vazhduar më tutje puna në pastrimin, risitemimin, ripaketimin e të gjitha rrobave dhe artefakteve që deri këtë vit, kanë qëndruar në tendën e Institutit të Mjekësisë Ligjore. Faza parë ka përfshi pikërisht tendën meqë është vlerësuar që si rezultat i ndërhyrjeve ose pasojë e faktorëve të jashtëm e kemi parë që këto artefakte, janë duke u dëmtuar. Andaj ka qenë imediate të adresohen fillimisht ky numër i rrobave që në total arrin 378 kuti, ose 378 sete të rrobave dhe artefakteve të personave të zhdukur të identifikuar të cilat me program të Kryqit të kuq, janë risistemuar dhe janë zhvendosur në hapësirën e re të caktuar, nga ministria e administratës publike”, tha ai.
Ndërkaq përfaqësues i familjarëve të personave të zhdukur, Bajram Çerkini, ka shprehur pakënaqësi lidhur me këtë proces.
Ai tha se gjatë paketimit dhe zhvendosjes së rrobave të personave të zhdukur, është dashur të jenë të pranishëm dhe dy familjarë të personave të zhdukur.
“Rrobat që sa vjet kanë ndejt në shi, janë vendosur në një ndihmë të kryqit të kuq me ekspert, por ne është e rëndë me thanë pas kaq vitesh, por më mirë vonë se hiq. Është thënë se duhet të jenë dy familjar t’i kqyrin tash kanë ardhur dy doktora, Por është dashur me i pas familjarët kah i hjekin a duhet t’i hudhin ato që s’duhet të jenë në paketa. Ne familjarët vetëm kemi me shku me i pa paketat që janë të mjera. Velko Deloviqi në takimin e mbramë që e kemi pasur në Emerald i ka përmend dukatin që janë dorëzuar. Askund nuk ka. I ka përmend që i ka dorëzuar të gjitha ato që janë gjetur në Batejnicë. Unë e kryetari kemi fol me njërin që kanë dy teglla, kanë qenë dhe ato s’janë kërkund. Familjarët dhe në takimin e mbram dhe në takimet tjera, shpesh herë ma kanë përmend”, tha ai.
Ndërsa tha se përkundër që kanë mbajtur shumë takime, rezultatet sa i përket çështjes së personave të zhdukur kanë qenë të dobëta.
“Unë e di që kemi mbajtur shumë takime, takimet nuk po japin kontribim po na duhet punë. Unë e di që kryetari nuk është mbet asnjë varr masiv pa e vizituar, mirëpo pasha Zotin rezultatet pse janë të dobëta nuk kemi na t’i heqim dilemat çka i kemi brenda në Kosovë. E për ato jashtë Kosovës dihet se këta ndërkombëtaret që janë këtu dhe ata që po na dëgjojnë, na kanë në qafë se s’po na ndihmojnë sa duhet për ta bërë presionin aty ku duhet të bëhet”, tha ai.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...