Lajme

Avokati: Veprimeve në Kuvend u dha të drejtë edhe kryeministri

Autori: Gazeta inFokus 11:09 | 01 December 2017

Haxhi Millaku, avokati i Faton Topallit tha në gjykimin e deputetëve se veprimeve të opozitës në Kuvend u dha të drejtë edhe Ramush Haradinaj.

Haxhi Millaku, avokati i Faton Topallit, tha sot se veprimeve për të cilat po akuzohen katër deputetët e Vetëvendosjes u dha të drejtë edhe Kryeministri Ramush Haradinaj.

Haradinaj para një jave teksa kundërshtoi veprimet e deputetëve të Vetëvendosjes në lidhje me gjyqësorin, tha se gazi lotsjellës ka pasur efekte pozitive.

-Advertisement-

“Edhe edhe pse këto veprime ishin kundër kodeksit të sjelljes, ato assesi nuk kanë elemente inkriminuese”, tha Millaku.

Avokati më tutje konstatoi se nga gazi lotsjellës që u hodh në Kuvend u irrituan vetëm dy partitë që atëherë ishin në pushtet.

“Nga gazi që u përdor në Kuvend u irrituan vetëm dy partitë në pushtet dhe faktori ndërkombëtar do te reagonte nëse do të irritohej dikush nga të përkëdhelurit (pakicat), por u irrituan vetëm deputetët e Kuvendit të Kosovës”, tha Millaku.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera