Lajme

Brovina nuk kërkon kompensim- Deliu e rezervon këtë të drejtë

Autori: Gazeta inFokus 10:27 | 01 December 2017

Flora Brovina nuk kërkoi kompensim në gjykimin e kolegëve të saj nga Vetëvendosja, ndërsa Blerta Deliu e rezervoi këtë të drejtë.

Deputetja Flora Brovina, njëra nga të dëmtuarat e procesit gjyqësor kundër katër deputetëve të VV-së nuk kërkoi kompensim për dëmin.

Brovina tha se nuk do të paraqesë kërkesë pasuroro-juridike.

-Advertisement-

Ndryshe nga Brovina, deputetja tjetër r PDK-së Blerta Deliu- Kodra tha se do ta rezervojë të drejtën për të kërkuar kompensim.

Para se të deklaroheshin rreth kompensimit Brovina e Deliu- Kodra, deputetët e VV-së Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj-Bujupi e Faton Topalli u deklaruan të pafajshëm.

Pastaj vijoi leximi i fjalës hyrëse.

Katër deputetët e Vetëvendosjes akuzohen për përdorim të armës ose mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare.

Të akuzuarit ishin arrestuar gjatë nëntorit e dhjetorit të vitit 2015.

Seanca fillestare ishte mbajtur më 6 janar 2016.

Pas leximit të aktakuzës, deputetët Kurti, Kadaj-Bujupi dhe Haxhiu nuk ishin deklaruar për fajësinë, ndërsa deputeti Topalli ishte deklaruar i pafajshëm.

Megjithëse nuk u deklaruan për fajësinë, deputetët aktakuzën e kundërshtuan duke e cilësuar politike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera