Sport

Rossi i nënshtrohet testeve mjekësore te Genoa

Autori: Gazeta inFokus 14:46 | 30 November 2017

Futbollisti italian do t’i bashkohet skuadrës nga Serie A. Giuseppe Rossi do të kthehet në Serie A dhe këtë herë ai do të luajë me skuadrën e Genoas.

Rossi që është lojtar i lirë pas ndërprerjes së kontratës me Celta Vigon në fund të sezonit, sapo është kthyer nga një lëndim tjetër në gju.

30-vjeçari do të nënshkruajë kontratë me Genoan deri në fund të sezonit me mundësinë për ta vazhduar atë edhe për një vit tjetër. Pasi të kryejë testet mjekësore, Rossi do t’i bashkohet skuadrës në stërvitje ndërsa në fushë pritet të kthehet në fund të muajit dhjetor, ku edhe do të debutojë me fanellën e Genoas.

-Advertisement-

Rossi në Serie A ka luajtur edhe me Parmën e Fiorentinën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera