Lancster: FSK është në gjysmë të rrugës, cëlësi është partneriteti me NATO-n
Autori: Gazeta inFokus
11:26 | 30 November 2017
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka pritur në takim ministrin e Shtetit për Forcat e Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, Mark Lancster.
Haradinaj tha se ky është një moment prekës, pasi që ministri po kthehet në Kosovë pas 18 vitesh, pasi që në Kosovë kishte shërbyer si oficer i Mbretërisë së bashkuar. Ndërsa tha se ardhja e ministrave nderon Kosovën dhe thellon bashkëpunimin mes dy vendeve.
“Një moment shumë prekës. Ministri në vitet 99 -2000 ka shërbyer në Kosovë, si oficer i ushtrisë së Mbretërisë së Bashkuar. Tani vjen si ministër i Sigurisë, i Forcave të Sigurisë së Mbretërisë së Bashkuar. Kjo është një dëshmi që Kosova dhe Mbretëria e Bashkuar, vazhdojnë me qenë miq. E kam shfrytëzuar rastin ta falënderoj për përkrahjen që i kanë dhënë Kosovës në vazhdimësi, që nga ajo kohë edhe sot. Njëkohësisht dhe me biseduar për thellimin e bashkëpunimin bilateral Kosovë-Mbretëri e Bashkuar. Jemi thellë të bindur se ka shumë mundësi. Ka shumë punë të mira që mund të ndodhin”, tha Haradinaj.
Edhe ministri Lancster tha se përkrahja dhe përkushtimi i Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën dhe FSK-në do të vazhdojë.
“Që nga 99-200 kam shërbyer si ushtar dhe të jem në gjendje të kthehem pas 18 vite , të vij nga aeroporti dhe të shoh këtë qytet të gjallë si Prishtina. Më ka sjellë ngrohtësi në zemër. Mund t’iu siguroj se për këto 18 vite Kosova asnjëherë s’ka qenë larg mendimeve të mia. Për këtë arsye kam qenë shumë i lumtur që jam kthyer dhe të nënvizoj përkushtimin e shtetit tonë për Kosovën. Dhe e kemi treguar këtë përgjatë shumë viteve, përkrahjen për Kosovën dhe shpresoj që kjo lidhje do të vazhdoj të lulëzoj në kontributin tonë, për të ndihmuar për forcat tuaja të sigurisë dhe po ashtu kontributin në KFOR”, tha Lancster.

Sa i përket transformimit të FSK-së në ushtri të Kosovës dhe nëse do ta përkrah Britania këtë, ai tha se ka ardhur sot, që t’i shoh zhvillimet në këtë forcë.
“ Në lidhje me FSK-në unë kam ardhur sot këtu t’i shoh zhvillimet ne atë forcë. Është një test për Kosovën dhe jam i lumtur që Kosova dhe vendi jonë, kanë punuar së bashku. Është një rrugë, ne jemi vetëm në gjysmë rruge. Por çelësi i kësaj rruge është partneriteti me NATO-n dhe prezenca e NATO- s në Kosovë. E di që do te hasim në pengesa në rrugë, por do të punojmë se bashku”, tha Lancster.
Edhe kryeministri Haradinaj tha se janë të interesuar që transformimi i FSK-së në ushtri të Kosovës, të bëhet me ndryshime kushtetuese. E në rast se për një kohë kjo nuk ndodh, atëherë do të mendojnë se si të veprojnë.
“ Mandatimin si ushtri, jemi të interesuar që kjo të bëhet përmes ndryshimeve kushtetues dhe tani po i japim kujdes këtij aspekti. Vetvetiu çdo temë e ka kohën e vet. Nëse në një kohë optimale kjo nuk ndodh, atëherë duhet të mendohet si të veprojmë. Aktualisht jemi të fokusuar përmes ndryshimeve kushtetuese”, tha Haradinaj
Kryeministri po ashtu ripërsëriti qëndrimin e tij rreth dialogut me Serbinë. Ai tha se Kosova i ka dhënë rëndësi të madhe këtij dialogu, por se duhet të kenë dhe SHBA-të dhe BE-në, si lehtësues të këtij dialogu.


T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...

































