Lajme

Mustafa: Jo rivotim në Istog

Autori: Gazeta inFokus 10:58 | 30 November 2017

Kryetari I Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dhe kandidati për kryetar të Istogut nga LDK, Haki Rugova kanë mbajtur një konferencë për media rreth vendimit të PZAP-së për rivotim në komunën e Istogut, shkruan Infokusi.com

Mustafa ka thënë se votat me postë janë vota të kriminalizuara sepse janë mbush në Mal të Zi e Serbi ndërsa istogasit kanë vendosur për Rugovën.

“Rugova ka fituar për kryetar të Istogut me vota legale por kjo fitore është provuar të kontestohet me vota te kriminalizuara me vota që në mënyrë kriminale janë mbush ne Mal të Zi, Serbi”, ka thënë Mustafa.

-Advertisement-

Ai ka vazhduar duke thënë se kanë dërguar ankesa në PZAP por do të kërkojnë nga Gjykata për ndryshim të vendimit për rinumërim në Istog por vetëm të anulohen votat me postë.

“Ne kemi bërë ankesë në Panelin Zgjedhorë për Ankesa rreth keqpërdorimeve që janë bërë me vota në komunën e Istogut dhe PZAP ka marrë vendim të rivotohet në komunën e Istogut , ne e vlerësojmë punën që ka bërë Paneli Zgjedhorë sepse ka vërtetuar rastet që i kemi dërguar ne, por ne do të kërkojmë nga Gjykata ta ndryshojmë vendimin e PZAP dhe të shkohet vetëm me anulim të votave me postë” ka shtuar Mustafa.

Ndërsa I pyetur për Prishtinën Mustafa shprehet i pakënaqur me vendim e Gjykatës Supreme për anulim të rinumërimit të votave, shkruan Infokusi.com

“Sa I përket Prishtinës ne kemi shprehe pakënaqësinë tonë me vendim e Gjykatës Supreme sepse konsiderojmë se në asnjë rast Gjykata Supreme nuk ka pas arsye ta anulojë vendim e PZAP-së për rinumërim sepse ne nuk kemi paragjykuar se kush është fituesi por ne kemi thënë se duhet të bëhet një proces i rinumërimit duke pas parasysh disa lëshime që janë vërejtur përpara, dhe një lëshim ku Abrashin u kanë heq 80 vota ndërsa Ahmetit 7 vota dhe është bërë barazimi i tyre” ka thënë Mustafa./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera