Ana e errët e princeshës së ardhshme të Anglisë, skenat e seksit dhe dramat familjare – (Foto)
Autori: Gazeta inFokus 15:13 | 28 November 2017
Meghan Markle të cilën shumica e mbajnë mend për rolin në serinë e popullarizuar ‘Suits’, në pranverë do të bëhet bashkëshortja e Princit Harry të Anglisë, pasi çifti sapo ka bërë të ditur se janë fejuar, transmeton Zeri.info.
Me hyrjen në familjen mbretërore, Meghan do të filloj të bëj një jetë krejt ndryshe nga kjo e tanishmja, por kjo nuk do t’i fshijë ‘njollat’ nga e kaluara e saj. Skenat e seksit nga seria e përmendur, në të vërtetë janë problemi i saj më i vogël.
Në episodin e parë të ribërjes së serisë kult ‘Beverly Hills 90210’, karakteri i saj Wendy, i ofron një mashkull seks oral në veturë.
Skena legjendare e seksit mes dy dollapëve, është njëra nga skenat më të popullarizuara të saj, ndërsa bukuroshja është një yll i madh edhe në ueb-faqen pornografike ‘Pornhub’.
Nga ana tjetër, dramat e saj familjare janë një problem paksa më i madh. Në të vërtetë, familja e saj thotë se Msrkle nuk i ka ndihmuar babait, nënës dhe vëllait të cilët kishin falimentuar dhe se asaj i intereson vetëm fama dhe pushteti, prandaj edhe e ka joshur princin.
“Ajo është narciste dhe egoiste. Gjithmonë ka depërtuar përmes seksit. Përveç kësaj, ajo përndizet nga meshkujt me flokë të kuqe, të cilët i mbledh si trofe. Nuk mund të besoj se Harry tashmë e ka njoftuar me babain e saj, Princin Charles”, ka deklaruar gjysmëmotra e saj Samantha Grant.
Ajo aktoren e akuzon se e ka braktisur familjen kur kishte më së shumti nevojë. Babai i saj Thomas Markle, kishte shpallur falimentim, ndërsa Meghan ka refuzuar t’i ndihmojë. Samantha thotë se ajo nuk dëshiron të jap asnjë cent për tre nipërit e saj.
“Qëllimi i saj kryesor është të ngjitet në majat e toplistave të shoqërisë. Përveç babait tonë, ka falimentuar edhe nëna dhe vëllai i saj. Që nga atëherë ajo nuk flet me ta. Hollivudi më nuk është i mjaftueshëm për të, prandaj tani dëshiron të bëhet princeshë. Jam e sigurt se po ta dinte princi Harry se çfarë është ajo, do ta braktiste menjëherë”, ka deklaruar Samantha.
Për t’ua vënë kapakun të gjithave, duhet përmendur se Meghan tashmë ka qenë e martuar, çka është ‘therë në sy’ për familjen mbretërore.
Ajo ishte martuar me producentin Trevor Engelson në vitin 2011 në Xhamajka. Ata ishin në lidhje që nga viti 2004, ndërsa ishin divorcuar në vitin 2013.
Të tjera
-
Haki Abazi: Zhgënjimi i njerëzve është shumë i madh, edhe vet besova tek 51%
Haki Abazi: Besova tek 51 %, por këto 4 vite kemi shënuar regres, zhgënjimi i...
-
KFOR-i publikon imazhe të ushtarëve duke patrulluar në Istog
Ushtarët e KFOR-it kanë ka zhvilluar një sërë aktivitetesh patrullimi dhe vëz...
-
Kritika e Besnik Tahirit: Deputetëve iu dhanë 41 orë për me e trajtu një document 738 faqësh
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri, e ka cilësuar si “supers...
-
Raportimet se Prokuroria po heton tenderët sekret, Bajrami: 273 kanë përfunduar te ‘dostat’ – me negociata në katër sy
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka re...
-
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur a...
-
Shpaloset potreti dhe pllaka përkujtimore e Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në 24-vjetorin e vrasjes së Xhemail Musta...
-
Shefja e USAID për raportet me Qeverinë Kurti: Çdo partneritet ka ngritjet e uljet e veta, partneriteti ynë me popullin e Kosovës i palëkundur
Erin Elizabeth McKee, ndihmësadministratore në Byronë për Evropë dhe Euroazi ...
-
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën
Marrëdhëniet e SHBA-së me Kosovën nuk janë lëkundur gjatë administratave të n...
-
Aksion i madh në Prizren: Arrestohen 19 persona të cilët dyshohet se organizuan lojëra të fatit
Janë arrestuar 19 persona në Prizren, të dyshuar për organizim të skemave pir...
-
Të paktën 5 të vrarë nga sulmet izraelite në jug të Libanit dhe Bejrut
Forcat izraelite sulmuan Libanin jugor dhe zonat në periferi të Bejrutit të p...
-
Dy vite burgim ndaj të akuzuarit se shkaktoi aksidentin ku pas disa ditësh vdiq 23-vjeçari
Eraj Temaj është dënuar me dy vite burgim pasi është shpallur fajtor për aksi...
-
Nju Jork, një shqiptaro-amerikan akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik
Autoritet amerikane njoftuan të premten arrestimin në Nju Jork të shqiptaro-a...