Fotografët organizojnë ekspozitë humanitare (Foto)
Autori: Gazeta inFokus
15:11 | 28 November 2017
Fotografët Fahredin Spahija, Bujar Gashi, Arben Llapashtica dhe Arben Islami do të organizojnë ekspozitë humanitare me fotografi artistike.
Ekspozita do të titullohet “Explore Kosovo” dhe do të shfaqet më 6 dhjetor nga ora 18:30 në hotelin “Princi i Arbëri” në Prishtinë, shkruan Infokusi.com
Ekspozita e artit fotografik “Explore Kosovo” që si ide fillestare ishte dhënë nga fotografi Bujar Gashi e pastaj u përkrah edhe nga tre fotografët tjerë Fahredin Spahija, Arben Llapashtica dhe Arben Islami ngërthen në vete dy qëllime.
Qëllimi i pare ishte që të krijohej një ngjarje kulturore që do të mundësonte mbledhjen e mjeteve financiare për ti ndihmuar fëmijët dhe të rriturit në nevojë.
Mjetet e mbledhura nga shitja e fotografive do të shpërndahen përmes shoqatës angleze “The Ideas Partnership” e cila është një nga mbështetësit e kësaj ekspozite.
Qëllimi i dytë i ekspozitës “Explore Kosovo” është që të promovojë bukuritë dhe veçantitë e Kosovës përmes fotografive të shkrepura nga këta katër autorë të cilat do të ekspozohen në një nga hapësirat e hotelit “Princi i Arbërit” pronari i të cilit është mbështetësi më i madh i këtij aktiviteti kulturorë humanitarë me ndihmën e të cilit janë shtypur të gjitha fotografitë e kësaj ekspozite!
Fotografitë e ekspozitës janë kryesisht peizazhe që prezantojnë bukuri nga pjesë të ndryshme të Kosovës.
Ekspozita humanitare “Explore Kosovo”do të hapet me 06 dhjetor 2017, në orën 18.30, në hotelin “Princi i Arbërit” dhe do të jetë ngjarje njëditore../INFOKUSI


T� tjera
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...

































