USAID-i ndan 1.5 milion dollarë për dy programe të reja
Autori: Gazeta inFokus 10:18 | 28 November 2017
Agjencioni i Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) njoftoi lidhur me dy programe të reja që synojnë ndërtimin e shkathtësive dhe aftësive të fuqisë punëtore për rininë e Kosovës.
Përmes këtyre programeve, Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka ndarë rreth 1.5 milion dollarë amerikan për realizimin e këtij qëllimi.Partneriteti për Ndikim në Sektorin e Veshmbathjeve dhe Partneriteti për Ndikim në Teknologjitë e Informacionit do t’u sigurojnë Kosovarëve të rinj që hyjnë në fuqinë punëtore shkathtësitë e duhura.
Papunësia e lartë tek të rinjtë është njëra ndër çështjet kyçe me të cilat ballafaqohet Kosova meqë aktualisht të rinjtë kanë gjasa dyfish më të mëdha që të jenë të papunë se pjesa tjetër e të rriturve.
Është e vështirë që të përmbysen shifrat kur kihet parasysh se gjysma e popullatës së Kosovës është nën moshën 25 vjeç, ndërsa sistemi arsimor është i paaftë që t’i pajisë ata me njohuritë dhe shkathtësitë e domosdoshme për t’i plotësuar kërkesat e tregut të fuqisë punëtore, sidomos në sektorin privat.
“Për të qenë të suksesshëm në vendin e punës apo si ndërmarrës, të rinjtë duhet të zhvillojnë shkathtësitë e duhura të komunikimit, shkrimit dhe të menduarit kritik që i bëjnë ata të kenë vetëbesim, gatishmëri dhe sukses si punëtorë në cilëndo fushe”, ka thënë drejtori i USAID-it për Kosovën Xhejms Houp.
Të dy komponentat e Partneritetit për Ndikim u sigurojnë të rinjve trajnime duke u lehtësuar shfrytëzimin e mundësive për vetëpunësim në sektorët e teknologjive të informacionit dhe veshmbathjeve. USAID-i po punon drejtpërdrejtë me dy partnerë të sektorit privat në implementimin e programeve: Shoqatën Kosovare për Marketingun e Veshmbathjeve (KAMA) dhe Cacttus Education.
Partneriteti për Ndikim në Sektorin e Veshmbathjeve fokusohet në punën praktike, veçanërisht për gratë e reja, me qëllim të avancimit të shkathtësive të tyre dhe zgjerimit të qasjes në kompanitë e veshmbathjeve për punësim. Partneriteti për Ndikim në Teknologjitë e Informacionit fokusohet në lehtësimin e shfrytëzimit të mundësive për vetëpunësim përmes inkubacionit dhe ndërmarrësisë, kombinuar me praktikë profesionale dhe vendosje në punë.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...