Sport

Buffon lë të hapur mundësinë për t’u kthyer në kombëtare

Autori: Gazeta inFokus 09:41 | 28 November 2017

Vetëm disa javë pasi njoftoi pensionimin nga Kombëtarja e Italisë, portieri legjendar Gianluigi Buffon e ka pranuar se mund të luajë përsëri për ekipin kombëtar.

Me lot në sy, Buffon i tha lamtumirë Kombëtares më 13 nëntor, pak minuta pasi Italia humbi ndaj Suedisë pas dy ndeshjeve “play-off” për Kupën e Botës dhe dështoi të shkojë në Botëror për herë të parë në 60 vite, transmeton Express.

Edhe pse ky u duk të ishte fundi i një karriere legjendare me Kombëtaren për të, 39-vjeçari tash e ka pranuar se mund të kthehet një ditë.

-Advertisement-

“Mora pushim nga Kombëtarja. Veten e kam konsideruar gjithmonë ushtar të Juventusit dhe Kombëtares. Edhe kur t’i mbush 60 vjet prapë nuk do ta refuzoj thirrjen [nga Kombëtarja] sepse brenda vetes e kam konceptin e kombit”, ka thënë Buffon.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera