KDI organizon vizitën e parë të deputetëve në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë
Autori: Gazeta inFokus
15:42 | 27 November 2017
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka organizuar sot, vizitë për deputetët e Kuvendit të Kosovës: Xhevahire Izmaku, Sami Kurteshi, Shkumbin Demaliaj në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës ku u pritën nga kryeprokurori, Shyqyri Syla.
“Kryeprokurori Syla, njoftoi deputetët rreth hapave të ndërmarrë për zbatimin e marrëveshjes së drejtësisë, integrimin e sistemit prokurorial dhe sfidat me të cilat po përballen. Ai tha se janë të angazhuar 21 prokurorë, përkatësisht 10 prokurorë serb dhe 11 prokurorë shqiptar të cilët do të operojnë në bazë të ligjeve të Kosovës. Ai shtoi se ndarja e lëndëve në Prokurori do të bëhet me short dhe tashmë është filluar të punohet.
Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës takuan edhe prokurorët nga të dy komunitetet, si dhe shprehën gatishmërinë e tyre për të ndjekur në vazhdimësi procesin e integrimit të sistemit të drejtësisë, duke kërkuar që ky proces të bëhet në bazë të ligjeve dhe kushtetutës së Kosovës”, thuhet në njoftimin për media.
Pas vizitës në terren, me organizim të KDI-së , deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Xhevahire Izmaku, Sami Kurteshi, Shkumbin Demaliaj, morën pjesë në debat publik me banorët e fshatrave të rajonit të Mitrovicës . Qëllimi i këtij debati ishte për të parë nga afër ndikimin e marrëveshjeve të dialogut Kosovë-Serbi në jetën e qytetarëve të këtij rajoni, sfidat me të cilat përballen dhe kërkesat që ata kanë për përmirësimin e jetës së tyre.
Në këtë debat u theksua nevoja e rritjes së transparencës dhe përfshirjes më të madhe të qytetarëve në procesin e dialogut Kosovë-Serbi. Banorët e fshatrave të rajonit të Mitrovicës u shprehen të pakënaqur me rezultatet e dialogut deri më tani dhe po ashtu me mungesën e kushteve për kthim në vendbanimet e tyre në fshatrat dhe lagjet që i takojnë Mitrovicës së Veriut, Zubin Potokut dhe komunave tjera të kësaj ane. Ata gjithashtu shprehën shqetësimin e tyre për strukturat e mbetura paralele në sistemin e arsimit, të shëndetësisë dhe mos respektimin e obligimeve ndaj shtetit të Kosovës.


T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...

































