Caktohet seanca e radhës ndaj Albin Kurtit dhe deputetëve tjerë të VV-së
Autori: Gazeta inFokus
11:54 | 27 November 2017
Pas shumë dështimeve për të siguruar praninë e tyre në sallën e gjykimit, Gjykata Themelore në Prishtinë e ka caktuar seancën e radhës ndaj katër deputetëve të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli.
Kjo seancë është caktuar të mbahet, të premten, më 1 dhjetor.
Caktimin e kësaj date, e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi”, procesmbajtësja e gjykatësit Beqir Kalludra, Mybera Latifi.
Ndryshe, Policia e Kosovës, të premten e javës së kaluar, kishte arrestuar tre deputetët e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurtin, Donika Kadaj – Bujupin dhe Albulena Haxhiun.
Arrestimi i tyre ishte bërë me udhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila kishte lëshuar udhërarrest ndaj tyre, pasi që të njëjtit nuk kishin shkuar në seancën e 22 nëntorit, në gjykimin për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.
Për arrestimin e tyre, Policia e Kosovës ishte dashur të përdorë edhe sprejin pasi që kolegët e këtyre deputetëve ishin munduar të mos e lejojnë arrestimin e Kurtit, Kadaj – Bujupit dhe Haxhiut.
Arrestimi i tre deputetëve ishte bërë në hapësirën e jashtme të Kuvendit të Kosovës, derisa po planifikohej të vazhdonte seanca plenare e legjislativit të vendit.
Pas arrestimit, Gjykata Themelore në Prishtinë kishte caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për tre deputetët, por një ditë më vonë, Gjykata e Apelit ua kishte ndryshuar atyre masat e sigurisë.
Ndaj Kurtit dhe Kadaj-Bujupit, është caktuar masa e arrestit shtëpiak, derisa Haxhiu është lënë e lirë.
Për mospjesëmarrje në seancat gjyqësore ndaj Albin Kurtit edhe më herët ishte lëshuar urdhërarrest.
Në seancën e paraparë të mbahej më 21 prill të këtij viti, gjyqtari i rastit, Beqir Kalludra kishte paralajmëruar se do të nxjerr urdhërarrest ndaj Albin Kurtit, pasi që ky i fundit nuk kishte prezantuar në seancë.
Mirëpo, urdhërarresti ndaj Kurtit ishte pezulluar pak para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit 2017, nga vet gjyqtari Kalludra që kishte lëshuar urdhërarrestin.
Ndërkohë, seancat gjyqësore në këtë rast kishin dështuar të mbaheshin edhe më 13 shtator të këtij viti, me ç’rast edhe atëherë gjykata kishte lëshuar urdhërarrest për deputetët Albin Kurti dhe Donika Kadaj – Bujupi, të cilët kishin munguar në atë seancë.
Gjithashtu, për shkak të mungesës së të këtyre dy deputetëve kishte dështuar të mbahej edhe seanca e 10 tetorit.
Përveç tyre, për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, akuzohen edhe deputetët Ismajl Kurteshi nga Vetëvendosje dhe Haxhi Shala nga Nisma për Kosovën.
Ndryshe, aktakuza ndaj deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës është ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 16 dhjetor 2015.
Ata akuzohen për përdorim të armës ose mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare.

T� tjera
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...































