Shqiptari rreh brutalisht gruan australiane pse porositi raki
Autori: Gazeta inFokus
23:04 | 26 November 2017
Vendimi për të porositur një teke raki rrushi duket se i ka kushtuar shumë një gruaje australiane në Shqipëri pasi është dhunuar barbarisht nga burri i saj.
Bëhet fjalë për shtetasin shqiptar V.Gj., i cili punon si banakier në një nga baret e Tiranës. Ai është kallëzuar nga e shoqja, një shtetase australiane, se e ka dhunuar ashpër, pasi ajo kishte dalë një natë për t’u dëfryer.
Edhe pse Gjykata e Tiranës e dënoi atë me 4 muaj burgim, ia konvertoi dënimin në shërbim prove, pasi i pandehuri shfaqi pendesë të thellë në Gjykatë. Ngjarja e dhunës ka ndodhur më 28 maj të këtij viti, rreth orës 4:00 të mëngjesit, ku V.Gj. ka goditur me grushte në fytyrë bashkëshorten e tij australiane, e cila prej vitesh jeton dhe punon në Tiranë.
Një natë para dhunës, ajo kishte dalë me disa miq të saj dhe kishte shkuar te lokali ku punonte bashkëshorti si banakier. Sipas dëshmisë së australianes, ajo është afruar te banaku dhe ka porositur një gotë raki rrushi.
Mirëpo, bashkëshortit të saj nuk i ka pëlqyer aspak kjo sjellje dhe i është afruar të shoqes duke i kërkuar që të largohet nga lokali ku ai punon. E ndodhur në këto kushte, shtetasja australiane është larguar bashkë me miqtë e saj dhe ka vijuar jetën e natës në lokale të tjera.
Ajo është kthyer në banesë rreth orës 4:00 në gjendje të dehur. V.Gj. e ka pritur zgjuar dhe ka nisur t’i kërkojë llogari se përse ishte vonuar dhe se përse kishte konsumuar alkool. Në debat e sipër, ai e ka goditur me grushte në fytyrë dhe e ka kapur prej fyti bashkëshorten e tij duke i shkaktuar dëmtime të konsiderueshme.
Sipas aktit të ekspertimit mjekoligjor, nr. 492 të datës 31.05.2017, paraqitur edhe në Gjykatë si provë kundër V.Gj., dëmtimet konsiderohen të llojit që shkaktojnë humbjen e aftësisë së përkohshme për punë deri në 9 ditë. Pasi i ka shpëtuar dhunës, shtetasja australiane ka bërë kallëzim në Polici ndaj të shoqit, përkatësisht në Komisariatin e Policisë nr. 2. Ndaj saj është lëshuar edhe një urdhër mbrojtjeje.
Megjithatë, shtetasja australiane ka biseduar edhe gjatë kohës që ishte në mbrojtje me bashkëshortin dhunues, dhe nga SMS-të, sipas vendimit të Gjykatës, shprehet pendesa e thellë e të pandehurit, e cila është marrë edhe si rrethanë lehtësuese shkruan panorama. Edhe vetë i pandehuri, në sallën e gjyqit ka shprehur pendesë të thellë për aktin dhe ka kërkuar një dënim sa më të lehtë, duke qenë se është i padënuar më parë.
VENDIMI
Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues vendosi që të deklarojë fajtor të pandehurin V.Gj., për veprën penale “dhuna në familje” dhe e ka dënuar atë me 6 muaj burgim. Mirëpo, për shkak të gjykimit të shkurtuar, V.Gj. iu ul 1/3 e dënimit dhe u dënua përfundimisht me 4 muaj burgim. Duke qenë se i pandehuri ka qëndruar katër muaj në paraburgim, ai vendoset nga Gjykata e Tiranës në shërbim prove, ku i kanë mbetur edhe katër muaj. Gjatë kohës së provës, sipas Gjykatës, V.Gj. nuk duhet të kryejë asnjë vepër tjetër penale.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...































