Sulmin në Zubin Potok e kreu i dyshuari për vrasjen e Enver Zymberit
Autori: Gazeta inFokus
22:34 | 26 November 2017
Zubin Potoku është duke u kontrolluar dhe udhëhequr nga një grup famëkeq i cili quhet ‘OZNA Security DOO’.
Ky grup udhëhiqet nga Slobodan Sovrlic i njohur me pseudonimin “Bobo”, dhe Sinisa Jaksic i njohur me pseudonimin “Sico”, shkruan gazetametro.net.
Ky person ka mjaft probleme me ligjin. Ishte arrestuar me datë 12 mars 2014 në Zubin Potok për shkak të fyerjes dhe sulmit ndaj zyrtarëve Policor të PK. Pas kësaj, Stacioni Policor në Zubin Potok është sulmuar nga një grup qytetarësh serbë të maskuar dhe e kanë liruar me forcë këtë person.
Por, i njëjtë 2 muaj më pas u arrestua nga EULEX si i dyshuar për rastin e vrasjes së Enver Zymberi, si dhe për rastin e arratisjes nga Stacioni Policor në Zubin Potok, mirëpo pas disa javësh të kaluara në paraburgim, është liruar.Metro merr vesh nga burime brenda Policisë në veri se ka qenë grupi i këtij personi i përfshirë në sulmin e sotëm. Madje me udhëheqjen e tij u krye mbrëmë aksioni që cak kishte dy shtëpi të dy serbëve që u bën pjesë e FSK’së.
Siç thonë burime të Metro, qëllimi kishte qenë frikësimi i pjesëtarëve të FSK’së dhe familjarëve. Por, burimet thonë se ani pse sulmi u regjistrua si ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’, më shumë ka të bëjë me sulm ekstremist, pasi siç sqarohet, sulmi ka qenë i organizuar mirë dhe me qëllime të qarta.
‘Sulmi ekstremist në shtëpitë e dy pjesëtarëve të FSK në Zubin Potok, është planifikuar mirë nga ky grup, dhe realizuar shumë mirë, dhe qëllimi ka qenë vetëm frikësimi i dy pjesëtarëve të FSK dhe familjarëve të tyre dhe jo ndonjë lëndim i tyre apo familjarëve të tyre, por gjithsesi mbetet sulm ektremist për shkak se është planifikuar mirë dhe realizuar me përpikëri’, thonë nga Policia për Metron, por duke dashur të qëndrojnë në konfidencë.
Rasti u cilësua si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, sipas të njëjtave burime, pasi Policia në atë pjesë dirigjohet nga grupet kriminale dhe cilësimi i tillë i rastit nuk i ngarkon shumë kryesit, shkruan gazetametro.net.
Ndërkaq, siç mëson Metro, ky grup ka kryer edhe sulmet në pompën e derivateve të naftës “Beo Petrol” në Zubin Potok , pronar i së cilës është Miljan Bozovic.
Po ashtu, i njëjti grup dyshohet se kanë kryer sulmet esktremiste në repetitorët e telefonisë mobile “IPKO” në rajonin e Zubin Potokut, si dhe në disa raste kanë gjuajtur me armë zjarri veturat në lëvizje të EULEX, të cilat kanë qarkulluar në drejtim të pikës kufitare në Gazivodë.Në këtë grup bëjnë pjesë edhe Milovan Bozovic, Aleksandar Djordjevic i njohur me pseudonimin “Uco”, Uros Bozovic, Dejan Radivojevic i njohur me pseudonimin “Muga”, Nemanja Galjak i njohur me pseudonimin ”Nemac”.
Ndryshe, sot në orën 2:00 të mëngjesit u hodhën dy bomba në dy shtëpi të pjesëtarëve serbë të FSK’së të cilët ditë më parë u bashkuan në Forcën e Kosovës. Rastin e sulmit ndaj shtëpive të pjesëtarëve e ka dënuar edhe presidenti Hashim Thaçi.

T� tjera
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...

































