Lajme

Gjinekologjia në Kamenicë, e mbyllur që 4 vjet (Video)

Autori: Gazeta inFokus 20:21 | 26 November 2017

Kur regjistrimi i popullsisë në Kosovë u bë në vitin 2011, Kamenica kishte 36 mijë banorë.

Ka katër vite, që asnjë foshnje nuk ka lindur në këtë komunë. Të paktën nuk i shkruan Kamenica si vendlindje.

Gratë në këtë komunë lindin fëmijët e tyre në Gjilan apo edhe në Prishtinë.

-Advertisement-

Drejtori i Shëndetësisë në komunën e Kamenicës tregon se si erdhi deri tek mbyllja e kësaj qendre.

VOX1: Agim Bucolli, Drejtor i Shëndetësisë në komunën e Kamenicës

Bucolli tregon se kanë bërë shumë herë përpjekje për ta rifunksionalizuar këtë qendër por kanë qenë përpjekje të kota.

Bucolli po ashtu tregon se ka pasur ankesa edhe nga qytetarët, e që të njëjtit duhet udhëtuar deri në qendrën më të afërt ose për të ardhur në Prishtinë.

E gjatë fushatës zgjedhore në emisionin Tribunë Zgjedhore kandidatët për kryetar të kësaj komune, kishin premtuar që kjo qendër të rifunksionalizohet.

Në Kamenicë në zgjedhjet e fundit lokale që u mbajtën më 22 tetor e pastaj balotazhi më 19 nëntor, fitoi Qëndron Kastrati nga Vetëvendosje, që është kryetari më i ri në Kosovë nga mosha që është i pamartuar dhe nuk ka fëmijë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera