Lajme

Ahmeti flet para qytetarëve thotë se bashkë me ta do ta mbrojnë Prishtinën(Foto)

Autori: Gazeta inFokus 19:49 | 26 November 2017

I pari i Prishtinës i cili që nga sot ka edhe një mandat të dytë për të udhëhequr kryeqytetin e Kosovës, Shpend Ahmeti ka folur sonte para shumë qytetarëve të cilët kanë dalur për të festuar bashkë me të dhe të gjithë aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ahmeti me këtë rast ka falënderuar të gjithë që kanë arritur në sheshet e Prishtinës për të festuar bashkë me të dhe Vetëvendosjen.

Ky është fjalimi i plotë:

-Advertisement-

Duhet të vazhdojmë rrugën që kemi nisur sepse po shihet se krimin ende nuk e kemi luftua përfundimisht në Prishtinë dhe se ka ende për të luftuar krimin dhe krimin e organizuar.

Punët e mira në Prishtinë kanë filluar por nuk kanë përfundua për 4 vite te ardhshme zotohemi se do të punojmë me ata që i duan të mirën Prishtinës dhe që në Prishtinë tashmë po shihet se jemi shumicë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera