Lajme

Abrashi e Totaj s’e thonë asnjë fjalë për humbjen e garës

Autori: Gazeta inFokus 16:07 | 26 November 2017

Numërimi i votave me kusht dhe të atyre me postë në Prishtinë e Prizren e konfirmuan fitoren e kandidatëve të VV në të dyja qytetet. Pas rezultatit përfundimtar as Arban Abrashi i LDK-së e as Shaqir Totaj i PDK-së nuk e kanë thënë as një fjalë për humbjen. Express ka provuar t’i kontaktojë por të dy i kanë ndalur telefonat.

Gjatë ditës së sotme u dha rezultati përfundimtar i zgjedhjeve lokale, Shpend Ahmeti doli para Arban Abrashit me 365 vota më shumë në garën për Prishtinën, ndërsa Mytaher Haskuka me 329 vota më shumë se Shaqir Totaj i PDK-së në garën për Prizrenin, shkruan Gazeta Express.

Ndonëse me diferencë të vogël të votave Ahmeti do të qeverisë me Prishtinën edhe për një mandat. Pas fitores Shpend Ahmeti u zotua se se do të punojë në bashkimin e të gjithë atyre që janë për vazhdimin e reformave për luftimin e korrupsionit

-Advertisement-

Ndërsa, i pyetur rreth koalicioneve me subjektet politike, Ahemti ka thënë se është i hapur për bisedime me secilën parti.

Prishtina që nga paslufta është udhëhequr nga LDK-ja së pari me Ismet Beqirin e pastaj edhe me Isa Mustafën. Por, Ahmeti në 2013-ën kiste arritur që të ndryshoj rezultatin e LDK-së në Prishtinë, duke i sjellur VV-së fitore në kryeqytet.

Fitorja e Vetëvendosjes shënon edhe fundin e doniminit të PDK-së në qytetin e kulturës, Prizrenin. Prej vitit 2007, Prizreni është udhëhequr prej Ramadan Mujës së PDK-së derisa më herët ishte udhëhequr prej Eqrem Kryeziut të LDK-së.

Deputeti i VV-së, Mytaher Haskuka nga sot u zgjodh kryetari i ri i Prizrenit dhe do të qeverisë për katër vitet e ardhshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera