Sport

Mourinho po e largon super-yllin nga Manchester United

Autori: Gazeta inFokus 23:31 | 25 November 2017

Henrikh Mkhitaryan nuk është në planet e Jose Mourinho për pjesën mbetur të sezonit.

Lojtari armen e ka dëshpëruar tej mase trajnerin portugez, andaj nuk po luan standard.

-Advertisement-

Mourinho ditë më parë bëri me dije se Mkhitaryan ka bërë në vazhdimësi gabime në ndeshje, andaj edhe kjo është arsyeja se përse nuk po luan.

Kështu, lojtari armen po e kërkon largimin nga Manchester United, pasi nuk dëshiron që të qëndroj në bankinë.

Këtë situatë të tij është duke e monitoruar ish skuadra e tij, Dortmundi, që e dëshiron rikthimin e tij në skuadër./ORAinfo/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera