Fun & Video

Pasagjeri që po udhëtonte me aeroplan, mbeti i habitur kur pa se korniza e dritares po lëvizte (Video)

Autori: Gazeta inFokus 11:03 | 25 November 2017

Një pasagjer i cili të enjten po udhëtonte me aeroplan për në Kili ka shkaktuar reagime të shumta në internet, pasi postoi në Imgur një video nën të cilën ka shkruar “A duhet të jem i shqetësuar?”

Ai po qëndronte i ulur pranë dritares kur vërejti se korniza e dritares po qëndronte e varur, por mbeti i shokuar kur e kuptoi se ajo po lëvizte e tëra.

“Isha duke udhëtuar më loë-cost (30 dollarë). Korniza e dritares dukej se nuk ishte e ngjitur fare në aeroplan. Mendova se gjithçka përfundoi me ne që ishim brenda aeroplanit, dhe kështu vendosa ta filmoj këtë moment”, ka shpjeguar më vonë ky pasagjer.

-Advertisement-

Fotografitë dhe videon menjëherë i postoi në Imgur, dhe prej aty filloi një lum komentesh në profilin e tij.

“Telefonoi policisë sapo të zbresësh nga aeroplani. Nëse në aeroplan hapet vetëm një vrimë e vogël, kabina humb presionin e ajrit dhe gjithçka fillon të shkatërrohet”, e kishte këshilluar një përdorues i Imgurit.

Piloti Patrick Smith më vonë ka komentuar se nuk kishte arsye për panik pasi që nuk kishte rënë dritarja, por korniza e plastikës.

“Ajo është vetëm një kornizë sipërfaqësore që mbron dritaren. E pranoj se duket e turpshme dhe joprofesionale, por nuk ka kurrfarë rreziku për sigurinë e pasagjerëve”, ka shtuar ai. /Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera