Veliaj nderon kampionin e boksit, Ferit Keta
Autori: Gazeta inFokus
18:17 | 24 November 2017
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nderoi me medaljen e “Mirënjohjes” boksierin Ferit Keta.“Kjo është një medalje që e japim për të gjithë ata që i sjellin nder qytetit tonë. Ti na ke sjellë shumë nder, jo vetëm që ke…
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nderoi me medaljen e “Mirënjohjes” boksierin Ferit Keta.
“Kjo është një medalje që e japim për të gjithë ata që i sjellin nder qytetit tonë. Ti na ke sjellë shumë nder, jo vetëm që ke dalë kampion në Gjermani, por e ke bërë këtë me flamurin shqiptar.
E di që është shumë kollaj, e ndonjëherë ka sportistë që tundohen dhe thonë: meqë unë vij nga një vend modest, me një shtet jo shumë të fortë, po e lë vendin tim sepse po më ofron diçka më shumë ky vendi tjetër.
Por, ajo që kam kuptuar nga ty është se një sportist i vërtetë, një kampion i vërtetë, nuk bën tender për atdheun, sepse atdhe ka atë që ka dhe ndihet krenar”, tha Veliaj në dorëzimin e medaljes.
Keta është kampioni i saposhapllur i Gjermanisë në boks, ndërkohë që mban edhe titullin kampion Europe në kickboks.
“Ne të falenderojmë shumë për nderin që na ke sjellë, jo vetëm si shqiptar, por edhe si dikush që këtu në Tiranë drejton një sipërmarrje fantastike sportive të familjes Keta.
Kështu që, edhe për çmimin, edhe për krenarinë, por edhe për punën fantastike, të jam shumë mirënjohës dhe ta jap këtë në emër të qytetit të Tiranës”, deklaroi më tej Erion Veliaj.
Ndërkohë, trajneri i tij Ismail Keta i dhuroi kryebashkiakut Veliaj dorezat e boksit, që Ferit Keta përdori në ndeshjen ku u shpall kampion. /TCh/

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...






























