Sport

Shqipëria sërish në grup me Serbinë

Autori: Gazeta inFokus 14:35 | 24 November 2017

Eshtë hedhur sot në Nion të Zvicrës në selinë e UEFA-s, shorti për kualifikueset e Kampionatit Europian për kombëtaren e femrave U-19. Shqipëria bën pjesë në grupin e dhjetë sëbashku me Hollandën, Poloninë dhe Bjellorusinë.

Në fazën e parë të “Qualifying Round” marrin pjesë 12 grupe, ku për secilin grup kualifikohen direkt për në Elite Round, 2 ekipet që renditen të parat në grup dhe 2 vendet e treta më të mira të të gjithë grupeve. Turneu do të zhvillohet në Hollandë në datat 3,6 dhe 9 tetor 2018.

Gjithashtu është hedhur shorti për kombëtaren e femrave U-17. Ku bëjmë pjesë në grupin e shtatë sebashku me ekipet: Republika e Irlandës, Uellsi dhe Serbia. Turneu “Qualifying Round” do të zhvillohet në Serbi në datat:

-Advertisement-

22, 25 dhe 28 tetor 2018. Në fazën e parë të “Qualifying Round” marrin pjesë 11 grupe, ku për secilin grup kualifikohen direkt për në Elite Round, 2 ekipet që renditen të parat në grup dhe 4 vendet e treta më të mira të të gjithë grupeve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera