Lajme

Canolli: Antropologjia shqiptare po ec me transformimet shoqërore

Autori: Gazeta inFokus 08:17 | 23 November 2017

ntropologjia shqiptare në vitet e fundit ka pasur ritme të zhvillimet që lidhen edhe me të gjitha trendet që janë edhe në botë.

Profesori i Antropologjisë kulturore, Arsim Canolli, tha se Antropologjia është shkencë e cila fillon prej gjuhës deri tek sjellja.

“Është shkencë atraktive. Përmes kësaj shkence synohet të njohim të kaluarën që të shikojmë të ardhmen”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë’, në Radio Televizionin e Kosovës.

-Advertisement-

Canolli ka studiuar në Kosovë dhe është marrë me kulturën e bukës”. Ai bëri me dije se Antropologjia shqiptare ka filluar më herët. “Ka filluar në kohën e Rilindjes, në fillim ka pasur mbledhës të folklorit, pastaj gjatë Luftës së Dytë Botërore ka pasur ritmet e saj të zhvillimit. Sot Antropologjia shqiptare ka një traditë”, theksoi Canolli.

Sipas tij edhe në Kosovë ka pasur ecje të saj duke pasur zhvillim edhe pas luftës. “Antropologjia është shkencë empirike. Duhet të shkojmë në terren, duhet të jetojmë me njerëzit dhe të përcjellim. Duhet të shikojmë se çka thuhet dhe si bëhet”, deklaroi ai. Sipas tij për të bërë një punim ose ese për një çështje të caktuar merr goxha kohë.

Ai ka folur për kulturën e gatimit tek shqiptarët. Sipas tij ky gatim është special tek shqiptarët dhe mund të ketë prejardhje pagane. “Ne mendojmë se është gatim autentik tek shqiptarët”, deklaroi ai.

Sipas tij edhe të rinjtë janë të interesuar për të studiuar Antropologji në Kosovë. “Është kohë e rendësishme për të studiuar Antropologji”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera