Rozë

Selena Gomez shfaqet si një rreze e bukur e dritës në fustan të verdhë (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 12:56 | 22 November 2017

Menjëherë pas performancës së saj ‘live’ në American Music Awards (ku kishte debutuar me flokë bionde), Selena Gomez ka marrë pjesë në një organizim bamirësie për lupusin në New York të hënën, dhe si veshje ka zgjedhur një fustan të bukur me ngjyrë të verdhë.

Selena është folur shumë këtë vit për problemet e saj me këtë sëmundje, duke zbuluar në shtator se ajo i ishte nënshtruar një transplantimi të veshkës për shkak se shëndeti i saj ishte përkeqësuar nga sëmundja, transmeton Telegrafi.

Në organizimin e të hënës, Selena e kishte kombinuar fustanin e verdhë me këpucë të bukura nga Calvin Klein, ndërsa flokët e saja ishin rregulluar në stilin ‘kulaç’.

-Advertisement-

Mbi fustan e kishte veshur një xhaketë ‘Denim’ për ta mbajtur atë të ngrohët në motin e freskët të New Yorkut.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera