Sport

Griezmann e zbulon të ardhmen në librin biografik

Autori: Gazeta inFokus 11:36 | 22 November 2017

Sulmuesi francez i Atletico Madridit, Antoine Griezmann, e ka shkruar një libër biografik, i cili do të dalë në shitje të martën e ardhshme.

Në këtë libër, francezi flet për Pep Guardiolan dhe ndjekjen e tij në skuadrën B të Barcelonës, Tottenhamin dhe mundësinë për të kaluar në Manchester United, transmeton Express.

Ai thotë në biografinë e tij se ka gjithçka për të qenë i lumtur në Atletico Madrid dhe se mëson çdo ditë nga Diego Simeone. Ai dëshiron të bëjë të njëjtën gjë dhe thotë se edhe pse ka kontratë me skuadrën spanjolle deri në vitin 2022, nuk dëshiron të hedhë poshtë asgjë.

-Advertisement-

E shkruar në vetën e parë, në bashkëpunim me gazetarin Arnaud Ramsey, libri i Griezmann quhet “Prapa buzëqeshjes: Jeta e një princi të vogël e treguar nga vetë ai”, dhe do të dalë në shitje të martën.

Në kapitullin e fundit, Griezmann thotë se nuk ka vendosur se çfarë do të bëjë në të ardhmen dhe se varet nga shumë faktorë.

 

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy