Sport

Ramos poston fotografi, e tregon gjendjen e hundës së thyer

Autori: Gazeta inFokus 15:53 | 21 November 2017

Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, e ka postuar një fotografi të veten në rrjetin social Twitter, duke shfaqur përmirësimin e gjendjes së hundës që e theu gjatë ndeshjes derbi të së shtunës mes Atletico Madridit dhe Real Madridit.

Pas një përplasjeje me dorën e Lucas Hernadez gjatë ndeshjes derbi në “Wanda Metropolitano”, u konstatua se Ramos e kishte thyer hundën, transmeton Express.

Spanjolli nuk ka udhëtuar fare për në Qipro, për ndeshjen e Real Madridit me APOEL në kuadër të Ligës së Kampionëve, për shkak të këtij lëndimi.

-Advertisement-

Ramos, fotografisë ia ka bashkangjitur mbishkrimin: “Hap pas hapi”.

 

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy