Lajme

Kryeministri i Gjeorgjisë: Nuk e njohim Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 10:52 | 21 November 2017

Kryeministri i Gjeorgjisë, Giorgi Kvirikashvili ka thënë se vendi i tij mbetet në pozicionin për të mos e njohur pavarësinë e Kosovës.

Këtë deklaratë ai e bëri gjatë një takim që pati të hënën në Tbilisi me zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Tregtisë së Serbisë, Rasim Ljajiq dhe atë të Administratës Shtetërore dhe Pushtetit Lokal Branko Ruzhiq, transmeton Klan Kosova.

Ai e ka arsyetuar këtë qëndrim me siç ka thënë “parimet e paprekshmërisë së kufijve dhe mosndërhyrjen në punët e brendshme të shteteve të tjera që duhet të jenë bazë për stabilitetin e përgjithshëm në marrëdhëniet ndërkombëtare”.

-Advertisement-

Kosova që prej shpalles së pavarësisë në vitin 2008 është njohur nga 114 vende.Ndërkohë që muajin e shkuar, kryediplomati serb, Ivica Daçiq kishtë thënë se Surinami e ka tërhequr njohjen e Kosovës, mirëpo autoritetet kosovare patën mohuar të kenë pranuar dokument zyrtar lidhur me tërheqjen e njohjes nga vendi që ndodhet në Amerikën Jugore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera