Rozë

Një vit pa Ergin, kështu e kujton Barbana…

Autori: Gazeta inFokus 10:40 | 21 November 2017

Si sot një vit më parë, këngëtari shumë i dashur për publikun, Ergi Dini është ndarë nga jeta, për shkak të një aksidenti rrugor.

Kjo ishte një humbje shumë e madhe për familjarët, të afërmit dhe fansat e tij. Motra, Barbana shpeshherë na ka prekur e na ka emocionuar me postimet që bën në rrjetet sociale.

Pikërisht një të tillë ka bërë edhe sot. Ajo ka publikuar një foto me vëllain e saj e përbri shkruan:

-Advertisement-

“ZOT,ma mbaj afër vetes… Më ka marrë malli për TY dhe për veten time kur isha me ty…#Ergi”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera