Sport

Liria: Referimi tendencioz, na thyen autobusin e tifozëve

Autori: Gazeta inFokus 15:54 | 20 November 2017

Liria është mposhtur të shtunën nga Drita me rezultat 4:3 në derbin e xhiros së 15-të të Superligës, shkruan sot gazeta Zëri.

Pas humbjes prizrenasit janë ankuar në gjyqtarin Besfort Kosumi, për të cilin thonë se bëri referim tendencioz.

“Liria e dominoi lojën, ndonëse ishte e detyruar të luante edhe kundër pengesave të gjyqtarëve (të prirë nga Kosumi e Berisha) që shpesh ishin kontrovers, për më tepër tendencioz. Derisa Liria po e kontrollonte ndeshjen, në kohën shtesë, sërish gabon Besfort Kosumi që nuk dha faull për Lirinë. Madje, ai edhe i fyente lojtarët tanë. Ishte një ndeshje e rëndë pasi që pos arbitrimit tendencioz pati edhe sulm me gurë ndaj tifozëve prizrenas, ‘Arpagjikëve’, në përfundim të pjesës së parë. U desh që të ndërhyjë Policia për ta qetësuar situatën. ‘Arpagjikët’ respektuan marrëveshjen për ta lëshuar stadiumin në Gjilan para përfundimit të ndeshjes, por ata duke dalë nga qyteti u sulmuan me gurë dhe u dëmtua autobusi i tyre, duke iu thyer xhamat”, shkruan në reagimin e klubit prizrenas.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera