Parker ul pretendimet financiare, vetëm për t’u përballur me Joshua
Autori: Gazeta inFokus
19:11 | 18 November 2017
Joseph Parker, kampion bote në peshat e rënda në kategorinë WBO, ka deklaruar sot se është gati të bëjë gjithçka që duel mes tij dhe Anthony Joshua, kampion bote në kategoritë IBF dhe WBA, të zhvillohet.
Edhe pse stafi i tij nuk ka gjetur ende një gjuhë të përbashkët me atë të britanikut, pasi mungon marrëveshja financiare, boksieri nga Zelanda e Re ka bërë me dije se mund të lëshojë disi në aspektin financiar.
Fillimisht, Parker deklaroi se është gati që fitimet të ndahet 60-40 në favor të Joshua, por sot ai ka thënë se mund të pranojë edhe 35% të fitimit, por aspak më poshtë. Ndërkohë që, duket se Joshua i ofron 30%, shumë e cila duket shumë pak për neo-zelandezin.

“Do të bëj gjithçka është në dorën time që kjo sfidë të ndodhë. Ne mendojmë se 40% e fitimit është një marrëveshje e mirë, ky është objektivi ynë, por ata nuk janë në të njëjtën mendje me ne. Mund të bëjmë një marrëveshje edhe me 35% të fitimit, por më poshtë se kaq është e pamundur”, tha Parker për mediat britanike. më tej, boksieri neo-zelandez mendon se sfida mes tij dhe Joshua mund të zhvillohet në pranverën e vitit të ardhshëm. “Ne po shohim mundësinë që kjo sfidë të zhvillohet në mars ose në prill. Nëse ata janë gati edhe ne do të jemi gati. Është koha që të unifikojmë titujt kampionë në peshat e rënda, pasi kjo është ajo që dëshiron e gjithë bota”, tha Parker.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...































