Tirani afrikan rrëzohet nga pushteti pas 40 vjetësh
Autori: Gazeta inFokus
14:41 | 18 Nëntor 2017
“Shoku Bob”, ende në pushtet në moshën 93 vjeç. Ish sekretarja dhe e dashura, që u bë gruaja e tij, dëshiron të bëhet presidente. Gjenerali mik i kinezëve aleatë të “krokodilit”, pseudonim i zëvendëspresidentit, i cili u shkarkua për “pabesi”. Grushti i shtetit që po ndodh në Harare është një sagë afrikane me personazhe, që duket se janë marrë nga romanet e Uilbur Smithit. Robert Mugabe, presidenti i rrëzuar Zimbabves, ishte babai-zot i vendit të tij, që nga marrja e pavarësisë në vitin 1980. Me pseudonimin e luftës “Shoku Bob”, ai ishte i ngarkuar në atë kohë me luftën guerilase marksiste në ish-Rodezi. Nga ëndrra socialiste e pavarësisë Mugabe e ka çuar vendin në makthin e kolapsit ekonomik, korrupsionit dhe të pushtetit absolut, të mbajtur me shtypje dhe torturë. “Shoku Bob” u transformua në një tiran të bindur se “vetëm Zoti” mund ta hiqte. Për të mbajtur pushtetin me zgjedhje farsë, nuk ka hezituar të vrasë kundërshtarët. Për të mos përmendur fushatën e shpronësimit të tokave të “kolonizatorëve” të bardhë.
Mugabe gjithashtu ka fobi të tjera, si lufta kundër homoseksualëve, që i quan “më keq se derrat”. Sanksionet e imponuara nga perëndimorët bazohen në “gënjeshtrat djallëzore”, për ish-studentin jezuit. Në moshën 93-vjeçare ndihej gjithnjë e më i lodhur dhe i sëmurë, por nuk tërhiqej. Pranë tij është edhe presidentja “në pritje” Grace, 40 vjeç më e re, ish sekretare dhe dashnore e tij, e cila u bë gruaja e dytë. Njerëzit gjithmonë e kanë urryer dhe e kanë quajtur “Dis-hiri” (turp) ose Gucci Grace, për luksin dhe shijet e kushtueshme. Që nga viti 2014, pasi u emërua si udhëheqëse e Lidhjes së Gruas e partisë në pushtet, Grace nuk është fshehur më pas suksesit të bashkëshortit të saj. Një lloj “kardinali Richelieu” me fustan, e cila ia lehtësoi plakut Mugabe heqjen qafe të kundërshtarëve të tij.
Të hënën ai u shkarkua si zëvendëspresident Emmerson Mnangagva për “besnikëri dhe ndershmëri të ulët”. Rivali e akuzoi Grace se kish dashur ta vriste në gusht me një akullore të helmuar. I mbiquajtur “krokodil” për metodat e tij nënshtruese është një tjetër personazh romanesh, në stilin afrikan. Lindur në 1942, Mnangagva luftoi fort me guerilasit ashtu si Mugabe. Sapo britanikët u dëbuan, “krokodili” mori kontrollin e përgjakshëm të sigurisë dhe të shërbimeve të fshehta. Së bashku me familjen është arratisur në Afrikën e Jugut.
Pikërisht spastrimet e nisura ndaj njerëzve të ish zëvendëspresidentit kanë shkaktuar grushtin e shtetit të gjeneralit Constantine Guyeva Chivenga, kreu i forcave të armatosura. Edhe ai ka luftuar kundër rodezianëve, pasi ishte stërvitur prej sovjetikëve në Mozambik. Mbështetës i fortë i rrëmbimit të tokave nga të bardhët, miku i kinezëve, që nga viti 2004 ka përfunduar në listën e zezë të qytetarëve të Zimbabves që nuk mund të hyjnë në BE apo SHBA. Nuk është rastësi që javën e kaluar ai ndodhej për vizitë zyrtare në Kinë.
Grushti i shtetit nuk mund të ketë sukses pa ndihmën e personazhit të fundit, si në romane: Victor Matemadanda. Sekretar i Organizatës së fuqishme të Veteranëve të Luftës, një lloj milicie që kish mbështetur gjithmonë Mugaben. Në gusht, ish luftëtari qe arrestuar se kish kritikuar zonjën e parë Grace, dhe tani është hakmarrë duke u reshtuar me ushtarakët.

T� tjera
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...































