Sport

Mourinho mezi pret t’i shohë në fushë dyshen Ibrahimovic – Lukaku

Autori: Gazeta inFokus 10:42 | 18 November 2017

Mourinho beson se Ibrahimovic dhe Lukaku mund të luajnë së bashku.

Gjashtë muaj pas atij dëmtimi të rëndë në pjesën e gjurit në takimin ndaj Anderlecht në përballjen e Europa League, bomberi suedez, Zlatan Ibrahimovic, duket se është gati për të zbritur sërish në fushë.

Ai që e ka konfirmuar lajmin është vetë trajneri i Manchester United, Jose Mourinho i cili ka grumbulluar sulmuesin për takimin ndaj Neëcastle.

-Advertisement-

Mou nuk ka as më të voglin dyshim se “Djajtë e Kuq” tani do të jenë një tjetër skuadër dhe se me Ibrahimovicin e Lukakun, që beson se mund të luajnë së bashku në sulm, mund të kapin një tjetër nivel.

“Ibrahimovic mund të luajë kudo, këtë sezon shumë shpesh kemi luajtur me dy sulmues, sidomos kur prapa kemi startuar me tre mbrojtës, që na lejon të fusim në lojë edhe sulmuesin e dytë”, tha Mou.

“Jemi gati për këtë. Jemi përgatitur që nga parasezoni kur nisëm të luajmë me tre prapa, kështu që ata (Ibrahimovic – Lukaku) mund të luajnë së bashku pas asnjë problem”, shtoi tekniku portugez.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera