Rusia, me të drejt po shihet si rrezik
Autori: Gazeta inFokus
10:51 | 17 November 2017
A vlerësohet sa duhet seriozisht ushtria ruse si rrezik – apo mblivlerësohet? Ekspertët e sigurisë nuk janë të të njëjtit mendim.
Si mund të interpretohen fjalët e shefit të BND-së, Kahl për ambicjet e Moskës? Ishin fjalë të pazakonta të qarta ato që formuloi Presidenti i Shërbimit Informativ Gjerman (BND) Bruno Kahl: “Në vend të një partneri për sigurinë evropiane, te Rusia më tepër kemi një rrezik potencial. Aktori i politikës botërore Rusi është rikthyer, ai do të mbetet një fqinj i parehatshëm”. Në një referat të mbajtur në Fondacionin Hans Seidel në Mynih, Kahl foli për një modernizim “të habitshëm” të forcave të armatosura ruse.
Ekspertë të sigurisë janë të habitur me fjalët e Kahl-it. Ato janë të pazakonta për një person që i bën rrallë publike mendimet dhe analizat e tij – puna e shërbimeve të fshehta, siç e thotë emri, shumicën e kohës zhvillohet pas perdeve.
“Realist, pragmatik”
Për Sebastian Schulte, korrespondentin për Gjermaninë të revistës ushtarake britanike Jane’s Defence Weekly, deklaratat e Kahles janë “realiste, pragmatike dhe pasqyrojnë atë që kanë vërejtur edhe vëzhgues të tjerë”.
“Të gjithë ne nuk flasim sa duhet për sjelljen e Rusisë ndaj Perëndimit, Evropës dhe para së gjithash shteteve të Evropës Lindore.” Ai tha se veç lajmeve, për luftimet e forcave të mbështetura nga Rusia dhe Ukrainës në medie nuk gjen analiza, “gjë që është e habitshme”.
Fuqi mbrojtëse SHBA
Si kundërpeshë ndaj rrezikut rus për Evropën, Kahl paraqiti në fjalimin e tij bashkëpunimin me shërbimet e fshehta të SHBA dhe para së gjithash me ushtrinë e SHBA. “Ata kanë mbi dhjetë aeroplanmbajtëse, të cilat mund t’i dërgojnë brenda kohës më të shkurtër në zonat ndërkombëtare të konfliktit”, tha shefi i BND-së. Rëndësi ka që të pengohet që Kremlini të ketë sukses “në dobësimin e BE, në spostimin e SHBA dhe veçanërisht që të futet një pykë midis të dyve”.
Mark Galeotti beson se vëzhgimet e Kahlit në përgjithësi janë të drejta, por megjithatë e pikturojnë “tepër errët” realitetin. Eksperti për politikën ruse të sigurisë dhe drejtori i Qendrës për Sigurinë Evropiane në Institutin për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Pragë tërheq vëmendjen se Rusisë i duhet ende shumë për të arritur Perëndimin.
“Të paktën gjysma e ushtrisë ruse nuk është e modernizuar si duhet”, thotë ai. Dhe shton se “vetëm shtetet anëtare të NATO-s, pa SHBA dhe Kanadanë kanë më shumë trupa tokësore se Rusia”.
Galeotti arrin në përfundimin se Rusia, e parë në mënyrë realiste, mund të mobilizojë në çdo kohë 50.000 vetë. “Kjo nuk është Ushtria e Kuqe sovjetike”, thotë ai. “Kjo nuk është një fuqi që mund të sulmonte Evropën Perëndimore, që mund të matej me NATO-n me shpresën për të fituar”.

T� tjera
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...





























