Prokurori i Gjykatës Speciale jep një mesazh të fortë për Kosovën
Autori: Gazeta inFokus
09:09 | 16 November 2017
David Schwendiman, prokurori i Gjykatës speciale për për krime të kryera në Kosovë në vitet e 90-ta, ka shprehur përkushtim për të bërë çdo gjë të mundshme për t’i mbrojtur dëshmitarët, të cilët mund të jenë “në rrezik nga çdogjë, prej vdekjes e deri te frikësimi”.
Dhomat e specializuara të Kosovës janë krijuar për hetimin dhe dënimin e krimeve eventuale të dyshuara që janë kryer nga udhëheqësit e lartë shqiptarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), gjatë luftës kundër forcave serbe në vitet 1998-99, raporton agjencia AFP nga Haga.
Këto akuza ishin përfshirë në një raport të Këshillit të Evropës në vitin 2010, ku detajizohen pretendimet për vrasje, burgosje të paligjshme dhe trafikim të organeve, gjatë dhe pas luftës guerile të Kosovës për pavarësi.
Prokurori, David Schwendiman, gjatë takimit të djeshëm me gazetarët në Hagë, ka refuzuar të futet në detaje se kush mund të akuzohet ose kur do të bëhen paditë e para.Ai thekson se zyra e tij është e preokupuar me rrezikun me të cilin ballafaqohen dëshmitarët potencialë.
“Ne do të bëjmë çdo gjë të mundshme dhe do tu japim atyre rehatinë dhe mbrojtjen e nevojshme, që u duhet për të marrë pjesë”, tha Schwendiman, duke theksuar se në këtë aspekt po ndërmerren masa speciale.
Ai tha, po ashtu, se nuk do të “ndikohet ose frikësohet” nga atmosfera e elektrizuar politike në Kosovë.“Puna ime është që të udhëhiqem nga ligji, nga faktet dhe për t’i mbajtur përgjegjës indidivdët për sjelljen e tyre”, tha David Schwendiman, në një takim me gazetarët dje në Hagë. (REL)

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...






























