Rozë

Shpat Kasapi dhe Rovena Stefa në një lidhje dashurie?

Autori: Gazeta inFokus 13:29 | 14 November 2017

Këngëtari nga Tetova, Shpat Kasapi dhe Rovena Stefa duket se kanë filluar përsëri një lidhje dashurie, transmeton Zeri.info. Vite më parë pasi që bashkëpunuan në shumë projekte, dyshja u përfol se ishin në një lidhje dashurie edhe pse ata asnjëherë nuk e pranuan e as nuk e mohuan lidhjen e tyre.

Rovena në një postim të saj në Instagram, na tregon më shumë për mundësin e lidhjes së tyre! Në këtë foto dyshja vërehen duke darkuar dhe shumë të lumtur, ndërsa në mesin e tyre qëndron e buzëqeshur edhe nëna e Shpat Kasapit.

Vetë Shpat Kasapi ditë më parë në një emision televiziv e ka konfirmuar se është në lidhje por nuk ka treguar se për kënd bëhet fjalë, ndërsa ka shtuar se edhe mamaja e tij është pajtuar për këtë lidhje.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera