Sport

Zvicra e festoi kualifikimin në botëror me këngë shqipe dhe Shqiponjë

Autori: Gazeta inFokus 17:49 | 13 November 2017

Kombëtarja e Zvicrës, siguroi një biletë mbrëmjen e djeshme për në finalet e Kampionatit Botëror që do të zhvillohet në Rusi.

Helvetikët arritën ta menaxhonin mjaft mirë fitoren 0-1 në transfertë, teksa në shtëpi barazuan 0-0, duke u kualifikuar për në eventin më të rëndësishëm të globit.

Te Zvicra bëjnë pjesë plot 6 futbollistë shqiptarë dhe nuk kishte si të mungonte atmosfera shqiptare gjatë festimeve në dhomat e zhveshjes.

Mesfushori Granit Xhaka postoi një video të shkurtën në Instagram së bashku me mbrojtësin 22-vjeçar Manuel Akanji, ku në sfond dëgjohej një prej këngëve të reperit shqiptar Noyzi.

-Advertisement-

Në një moment Akanji bashkon duart duke formuar shqiponjën, e cila është simboli i shqiptarisë. /Express/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera