Sport

Prapë dhunë në futbollin kosovar: Tifozët e sulmojnë fizikisht portierin e Dardanës

Autori: Gazeta inFokus 23:14 | 12 November 2017

Dhuna nuk ka të ndalur në futbollin kosovar, kësaj radhe viktimë ishte portieri i Dardanës, Granit Statovci.

Ulpiana dhe Dardana kanë zhvilluar të dielën derbin e Ligës së Dytë (Grupi B).

Gjatë gjithë ndeshjes, gjithçka ka qenë korrekte në fushë, teksa sfida përfundoi 0:0. Të dy skuadrat të kënaqura me ecurinë e lojës dhe ndarjen e drejtësisë kishin marshuar drejt zhveshtoreve, por kjo rrugë e shkurtër i doli e gjatë portierit të Dardanës, Granit Statovci.

-Advertisement-

Disa tifozë vendas kanë hyrë në terren me të përfunduar ndeshja dhe kanë sulmuar Statovcin,.

Siç shihet edhe në video, ai grushtohet keq.

Kjo është hera e dytë që futbollistët e Dardanës sulmohen në të njëjtin stadium. Kjo për faktin se edhe para disa javësh, futbollistët e Dardanës kishim problem me ata të Arbërisë.

Portieri i Dardanës, Granit Statovci, ka reaguar në rrjetet sociale për atë që i ndodhi sot në fushë, ku ka shkruar në Facebook: “A është korrekt ky Gjest! Kur unë veç punën time e kryej si portier”.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera