Sport

Cana pyetet nëse do t’i marrë postin Dukës? Kjo është përgjigja e tij

Autori: Gazeta inFokus 09:40 | 12 November 2017

Lorik Cana nuk e ka fshehur dëshirën që një ditë të drejtojë Kombëtaren shqiptare, por i ftuar  në “Xing me Ermalin”, ai ka pranuar se synon edhe më shumë.

I pyetur nga moderatori Ermal Mamaqi nëse pas largimit ka ndërmend të bëhet trajner i Kombëtares…apo do të zëvendësojë Armand Dukën, presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Cana me përgjigjen e tij la të kuptohet se nuk ia ka vënë syrin ndonjërit prej këtyre pozicioneve, por në fund shtoi se kjo gjë edhe mund të ndodhë.

“Sinqerisht jo… a mund të bëhem? Pse jo!”, u shpreh Cana.

-Advertisement-

Lorik Cana është futbollisti më i mirë në histori të Kombëtares Shqiptare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera