Rozë

Bleona i tregon femrave si të mos bëjnë fëmijë herët, zbulon metodën për të ngrirë vezoret (Video)

Autori: Gazeta inFokus 09:49 | 10 November 2017

Këngëtarja Bleona Qereti duket se po bën ç’mos që të mos ketë fëmijë në moshë të hershme.

Këngëtarja ka publikuar një video në rrjetin social Facebook, ku thotë se ka një rekomandim për femrat të cilat e kanë prioritet karrierën e tyre.

-Advertisement-

Ajo ka shpjeguar metodën e ruajtjes së qelizave vezë dhe të ngrirjes së tyre, në mënyrë që femrat që duan të krijiojnë fëmijë ta bëjnë këtë më vonë.

“Jam e ngazëllyer t’iu njoftoj për rrugëtimin tim të ngrirjes së vezoreve me ju. Kjo procedurë ka qenë një avancim i rëndësishëm për gratë që duan të bëjnë karrierën e tyre prioritet. Unë do të postoj njoftime të reja për këtë procedurë jo më larg se nesër”, u shpreh Bleona në këtë video.

Bleona ka shokuar të gjithë me këtë video, madje shumë ndjekës janë ndarë të ç’orientuar me atë që po bën Bleona.

Nuk dihet po ashtu, nëse vërtet Bleona e ka pengesë rritjen e fëmijëve në këtë fazë të jetës së saj.

(Foto: Instagram/Bleona)

Ajo ka kohë që është ndarë nga bashkëshorti Ganiu dhe nuk është raportuar për ndonjë lidhje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera