Sport

Ylli i Barcelonës drejt transferimit në Turqi

Autori: Gazeta inFokus 14:32 | 08 November 2017

Barcelona do të largojë disa futbollistë gjatë afatit të janarit. Mbrojtësit Thomas Vermaelen e Aleix Vidal si dhe mesfushori Arda Turan janë cilësuar si të panevojshëm nga trajneri Ernesto Valverde, që dëshiron ta ketë skuadrën me më pak lojtarë.

Ndërkohë, turku Arda Turan – që ishte blerë nga Atletico Madridi në kohën e Luis Enriques – është pranë kalimit në formë huazimi te gjiganti turk, Galatasaray, njofton gazeta turke ‘Fanatik’. Sipas tyre, që në takimin e parë mes klubeve ka patur marrëveshje, e cila do të jetë huazim me të drejtë blerjeje përfundimtare.

-Advertisement-

Edhe gazeta spanjolle SPORT shkruan që klubet kanë arritur marrëveshje, dhe fjala e fundit i takon vet lojtarit për të vendosur nëse dëshiron ta vazhdojë karrierën në vendlindje.

Arda ishte blerë nga Atletico për 35 milionë euro, por asnjëherë nuk ka arritur ta gjejë veten në formacionin bazë të blaugranëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera